Poezi nga Manjola Brahaj

Poezi nga Manjola Brahaj
 
 
N’MU
 
Para se me dalë n’dritë,
se çka ka me u ba shpirti e ka ditë.
Dhe asht lujtë nji koncert i errët andrrimesh e pamundësish,
n’çdo hap,
n’çdo stinë,
për me u ndie kangë e frymë.
 
Edhe pas, mëngjeset kanë shku
janë shfaqë n’kohë t’pa sy
vallja ma e çmendun asht luejtë n’mu,
vallja ma e çmendun asht luejtë me ty,
vallen ma t’çmendun e kem’ ba na t’dy.
Për me u ndie;
flokë t’shprishun n’supe netësh,
buzë t’kafshume n’mëngjese t’lagta,
duer t’shtërngume udhësh t’largëta,
andrrim i pafundmë mbetun diku,
përqafim i gdhendun dridhshëm n’mu.
 
Për me m’dhanë atë që je tek unë;
zjerm etjesh dhe furtunë,
shkatrrim i vetes me përdhunë,
ankth i përnatshëm brenda meje,
mendim i lidhun për krye kreje,
heshtje e vdekun e kallun m’deje.
 
Dhe ka mbetë pas gjithçkasë
nji gopë e thellë n’shpirt,
nji lot i mekun n’kurm,
nji ferr mendimesh n’krye rrasë,
që lyp ethshëm e me ngulm,
edhe pse unë s’du,
erën tande n’mu.
 
Ndaj vazhdon me u luejtë vallja e çmendun,
vazhdon me grrye përqafimi i gdhendun,
vazhdon me m’çmendë edhe pse prapë s’du,
era jote n’mu.
 
26.10.2016
 
 
 
JAM FEMËN
 
Bijë e Zotit dhe gjanave që dita
shtrigë pushtuese e ditëve tua.
Jam Lilita
 
E etun për me pa e me ditë
pse ngat teje erdha.
jam Eva
 
E mallkueme për me qenë e bukur,
e kët’ bukuri vet mos me e shiju.
Jam Helena
për t’cilën ke luftu.
 
T’mallkoj farën e veten e vras,
veç për me qenë puthja te buza.
Shkatërroj andrren tande se jam Medea.
T’ngrij e t’baj kallkan se jam Meduza.
 
I jap kuptim pritjes,
kaloj përjetësinë.
Jam Penelopa
I vetmi vorr ku ti ke shpinë.
 
Çohem pasi jam ba statujë kripe,
di me ecë për tehut t’dhimbjes
Jam femen i jepem veç vetëtimës.
 
Krejt zjarmitë e rruzullit i ndez
e di me vdekë veç për nji shikim
Jam ajo që ke me dashtë me dëshpërim.
Shpirt e kurm mbulue me andrra
e Vërteta e jetës tande.
Jam Kasandra.
 
Jam femen,
për mu u përulen edhe perënditë.
Jam ajo që ka me t’dashtë
e kurrë s’ka me t’përkitë.
 
Jam krijesë e pambërrime duersh t’akullta.
Kam krejt ernat e parajsta n’gojë.
Kam krejt tundimet toksore n’kurm,
m’ke nji natë t’jetës tande t’shkurtë
e m’sheh me drojë,
për me m’lypë mendej me ngulm.
Jam sirenë e fundit t’detit e bame prej gjakut.
Prej synit kam me t’ikë
e n’fat me t’u ngulë,
me t’ardhë hakut.
 
Jam femen.
N’ditën tande juam drita,
n’shpinë tande jam zjermi,
n’shtratin e shpirtin tand dashnia,
n’natën tande vetmia,
n’trishtimin tand arsyeja,
n’luftën tande kauza,
n’artin tand muza,
n’stinën tande jam ngjyra,
n’ty e n’krejt jeten tande
Pasqyra.
 
 
 
PËR ME PSHTU PREJ TEJE
 
Për me pshtu prej teje,
m’duhet me ndërru dhomë,
me ju ikë psherëtimave që kanë mbledhë muret,
me ju ikë shikimeve që janë ngulë n’dritare.
 
Për me mujtë me jetu,
m’duhet me ndërru shpi,
me ikë diku ku ti s’e di,
diku ku ti s’ke me ardhë me fantazmen tande t’bukur.
 
Për me mujtë me marrë frymë,
m’duhet me n’dërru udhë,
rrugicë,
udhëkryq,
për me ju ikë
përshëndetjeve tua,
duerve tua rreth qafe,
përqafimeve tua,
shtërngimit tand t’dridhshëm,
buzëve tua n’buzë
që m’shfaqen çdo buzënbramje.
 
Për me pshtu prej teje
m’duhet me ndërru lkurë,
me zhgulë me rranjë erën tande,
me i zhbí puthjet e mbime n’mu,
me hapë nji tokë të re,
shpirtin me jetë me e plugu.
 
Për me pshtu prej teje
m’duhet me ndërru qytet,
me nisë andërr tjetër,
me ndërru dhe vet.
 
24.03.2017

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s