Poezi nga Gentjan Hasanas

Poezi nga Gentjan Hasanas

 

***

Muaji gusht,
i ngriti çmimet e valixheve;
(e, ç’rëndësi ka kjo!)
Axhendë e ngjeshur,
me takime imagjinare…

me njerëz që s’janë
me vende që s’ekzistojnë;
mbase edhe me orë takimi
që s’janë të ”erës sonë”;
(e, ç’rëndësi ka dhe kjo!)

zakone njerëzish,
ndaj punuam gjithë vitin:
”Sille valixhen, le të kushtojë sa të dojë!”

Shtator;
shpirt njeriu ai personi
që nuk e takova,
i magjishëm edhe ai vend
që me sy s’e pashë,
edhe ora e takimit,
si pranga në duart e një të arratisuri,
që kthehet me dëshirë në
burgun e vet.

Oh…
sa i lodhur jam!
Më merr gjumi te shkallët,
qeni im më lëpin fytyrën,
dhe valixhen, s’di ç’ta bëj!…

 

***

Ka edhe pemë
gjysëm-shtizë

Keni parë
Një qershi, bëhet dhi 
dhe ngjitet në pllajë…

(poshtë është ushtria e qershive).

Dhe ne …
Ushtarët e vdekur të gjeneralit,
brez pas brezi …
ndërsa kuvendojmë nën hijen e saj, prap e pyesim
A je?

 

***

Banorët e qytetit tim
vishen me membranë,
si cipa e qepës.

Po i preve pak me “thikë”?

Oh,
sa herë
m’i kanë mbushur sytë me lot
para gatesës.

Çdo të diel
ndez qirinj
në varre që s’janë.

Çdo të hënë..
jam lëvozhgë…pa ju.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s