Cikël poezish nga Kaltrina VB Hoti

Cikël poezish nga Kaltrina VB Hoti
 
 
Poezia për ty
 
isha e thatë nga koha dhe plaga
ti erdhe si mjegull
më mësove si të qajë përsëri
dhe me ato lot të ujisë shpirtin e përgjumshëm
vargjet e fshehura i shpalove
më ringjalle në jetë
puthja jote ishte rrufeja
që dua të mbetem aty përherë
me bëre fluture me krah të kuqe
nuk fluturoj nëpër lule
por nëpër shkëmbinjtë e harruar
të dua
e them nga zemra që e fsheh shpirtin tim
nga bota e rrethuar
askush nuk mund të depërton
në hijen time
vetëm dora jote është dallgë e jetës time
të dua
 
 
 
Vallëzimi në shi
 
flaka e shpirtit
u takua me puthjen sekrete
unë ta mora vargun
derisa ti ëndrrën e preke
buzëqesh…
dhe mos e prek
 
 
 
Në gjumë
 
u ula pran vetes
qiellin e kaltër e përshëndeta
bukurin magjepse shijova
kur depërtova në brendësi
shpirti në qetësi u shkri
lumturia më përqafoj
 
ngjyrat përzihen në shkëlqimin e dritës
gjethet ledhatohen me hijen e vet
fryma shndërrohet në sytë e shpirtit
vendosa të bëjë gjumë ndër hijen time
symbyllur shijova dëshirat.
 
 
 
Jam vetvetja
 
eci drejt dritës së qiriut
e mbuluar me të bardh
e vizatuar me të zeza
nga unë rrjedh ngjyra e kuqe
që strehohet në folenë e Shqiponjës
ku nuk ka kisha as xhamia
na ruan nga balta e thatë
 
shqiptarizmi i shqiptarizuar
shqipen e shqiptarizon
plisi i bardhë me katër
qoshe kokën time zbukuron
 
eci drejt dritës së qiriut
ta hapi dritaren e natës.
 
 
 
Unë jam jetë!
 
po…
jam lodhë nga kjo hije
largohu o fjalë e kalbur
derisa bota rrotullohet
ne i shkelim leckat e fjalëve të dhunuara
nuk jam femër e mbuluar
as popull i vuajtur
nuk jam i shkelur
jam ujë
që rrjedhe nga muret e kullave
dritë
që e shndërit të pa parën
natë
që ruan legjendën e përsëritur
baltë
që krijojë skulpturën e të ardhmes
gjethe
që jep jetë
qiell
që hapet me dorën e të bukurës
lot
që sjellë shpresë
buzëqeshje
që kërkon amsh
dashuri
që flenë në retë e bardha
jam shqiptar, bëhem botë
jam shqiptare, dashuroj botën
unë jam jetë!
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s