Poezi nga Genta Sahiti

Poezi nga Genta Sahiti
 
Genta Sahiti vjen me ciklin e parë poetik dhe që në fillim ajo të befason me artin e saj poetik, si një art që mbështetet në tipologjinë  që përfaqëson, përmes  gegnishtes dhe një këndvështrimi të thellë që depërton gjer në skajshmërinë e botës, n’ rruaza të bardha, apo si në rrathët danteskë nëntokës heshtur e mbushur me mistere.  Një veçanti tjetër e kësaj autoreje të re është gjuha metaforike (  gjakut t’ verbën, hanën e syve, n’ jastëk qielli ), gjuhë e cila shpreh jo vetëm fuqi shprehëse, por dhe ngjyrime poetike, nocione këto që mbartin frymën e lartë filozofike dhe formimin interkulturor për një të nesërme poetike shumë më të gjerë, shtrirë në kohën përjetuese  dhe hapësirën e pafundme të mendimit më të përparuar universal letrar.  
 
Agron Shele
 
 
 
***
 
Jam ftoh, si mejt e prehem me ftyrë kah perëndimi
Sfilitun si dre që e merr etja
 
Nuk e di a lodhesh ti,
si na mban kur pshtyjmë n’ty,
kur luejmë me zemrat diku n’ pathemel
 
Jo, s’ ke me u mbush
me frymën e urrejtjes që lshuen në ajrin tand steriln,
se gjakut t’ verbën, s’ ke me i ba vend nën damarë,
as nrrueza t’ bardha…
 
 
 
***
 
Mbi hanën e syve të tu
mbështes pritjen téme të gjatë
të përtej palcës
Babloki me plis mpat msu
Se e keqja s’asht për ne
Aty djepi s’i përket ma vetes.
 
 
 
***
 
Te tremunit shtiren,
Venë veshin me ndigjue
ritmikën e orës
thellë në tokë.
Këtu, vështirë me takue
njerëz,
në nëntokën e botës
tjetër,
ka zemra që rrahin me
forcë.
 
 
 
***
 
Ca gjethe sjellnin pikla
Çdo vjeshtë përplasin nji kujtim
ti duhet ta mbash mend
kur andrronim n’ jastëk qielli
me i pa andrrat, njëmend!
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s