Poezi nga Ollga Selmani

Poezi nga Ollga Selmani
 
 
Shira vjeshte
 
Jashtë, derdhen, shira vjeshte .
Dufet e pritjes, u shkrehën të gjithë .
Shfrimet e motit, i kapërcyen caqet .
Vjeshta, zbriti, si zemërim .
 
Njerëzit, vërtetë janë mëkatarë,
e ndoshta, kanë bërë edhe gabim ?!
Kjo vjeshtë, për ta, hyri si shpagë,
apo, kish tjetër qëllim ?!
 
Jashtë derdhen shira vjeshte,
herë si shpagë, herë si dëshirë .
Nga gjiret e qiejve, rëndesa nuk mbahet
e dehja, vërshon e gjithë.
 
 
Nuk ka qetësi
 
Bota, mbulohet, me qetësi nate .
Heshtet ajo, që mund të hesht .
Bëjnë sikur heshtin ca qeliza,
po s’heshtet dot gjaku, nëpër dej .
 
Mendimet për ty, bëjnë sikur fiken,
e çohen ashtu, nëpër gjumë .
Udhëtojnë më shumë se ditën
e shkojnë atje, ku s’kanë qënë kurrë .
 
Në zemër të natës, nuk ka qetësi .
Ding, dang,..ding, dang…, muzika e saj .
Përhapen tingujt der në yje,
të thonë se është, ende gjallë.
 
 
 
Prehja hyri në shpirt
 
Mbasi pushtoi mallin e malit,
vjeshta, qetësisht, puthi fushën .
Mbi det, fort, i hapi krahët,
të përqafojë, pritjen e këtushme .
 
Sa mall, gjeti mbi çdo lëndinë ?!
Mbi çdo gjethe pylli, një fëshfërimë .
Në çdo dridhje ajri, gjeti aty,
një mall të pa pritur, një drithërimë .
 
Jashtë, ka një qetësi, mbas ceremoniale,
ku rreth e rrotull, pushon gjithësia,
mbas një takimi të gjatë,
ku prehja, hyri në shpirt, e gjitha.
 
 
 
Duke rendur
 
Janë netët e lodhura, ato që hapin rrugët,
që bashkojnë fletët, përmbi fletë .
Bëjnë bashkë hapësirat e largëta
dhe gjumi i zë, përmbi liqen .
 
Një çast turbullimi, si narkozë futet,
e ndryshon nata nga e para .
Mes avullimesh, nëntokësore,
e ajërta, është ringjallja .
 
Vetëm e ajërta, ka vlerë .
Rëndesa e materjes, mbetet në tokë .
E lëmë aty si rrobat, në breg,
duke rendur, mbas natës së vonë.
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s