Poezi nga Xhemal Gora
1*…pa një kalë të bardhë, akush nuk mund të prekë parajsën!
NËN SHIUN E QYTETIT TËND…
(Për poezinë e poetit A. Shele “Bie shi në Montparnasse…”kushtuar Charle Baudelaire” )
Kthyer nga Esenini,
Sonte, jam me ty Poet.
Urave te poezisë na ftove në qytetin tënd!
Floku zbardhur mu njom nga shiu
E shpirti nga trishtimi…
Në kujtim të dhimbjes së madhe
Në Montparnass…tingujve të simfonisë…
Udhët qiellore
Ka kohë që mposhtën largësitë
“Kuaj të bardhë” *1 do të lëmë pas
E dashuria do ta zbehë vdekjen!
Urave të shpirtit do ta shuajmë kufirin kohë
që matej me perandorë, luftra, pushtime, vdekjet…
Gjeneratorët e dashurisë
Kohën do t’ia kthejnë paqes…poetëve…
Së bashku të ndërtojnë udhët e përjetësisë…
Sonte ecim udhëve të qytetit tënd, mik
Nëpër permendoren e trishtë
Që i ngrite Montparnasse
dhe Boudelaire në mesin tonë…
Boston 9 Gusht 2017
*1 “kali i bardhë” poezi e poetes Sonja Haxhia.