SHTËPIA PAS IKJES / Poezi nga Iliaz Bobaj

Poezi nga Iliaz Bobaj

 

SHTËPIA PAS IKJES

Punëtorët hynë lirshëm, siç hyjnë punëtorët,
me veglat dhe bojrat e lyerjes në duar.
Në shtëpi kishin mbetur vetëm ca mbeturina të shpërndara,
si puplat e një zogu të shpupluar
dhe ca gozhdë bosh në mur,
të ngulura si pikëçuditëse.
Aty gjithçka e kishte emrin ikje.
Ajo kish ikur, e kish rrëmbyer një furtunë,
kurse ai nuk donte të jetonte mbi gjembat e kujtimeve.
Punëtorët i mblodhën shpejt e shpejt mbeturinat.
Njeri prej tyre gjeti një bllok të bukur,
ia dha të zotit.
Ishte ditari i nisjes së dashurisë së tyre…
”Hidhe !”, i bëri shenjë i zoti dhe e lëshoi përtokë,
si një send pa vlerë, pa thënë asgjë.
Dhe doli i kërrusur si një strehëz e rrënuar,
ku dallëndyshja nuk kthehet më.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s