Viziulaiteti krijues i autorit Festim Liti, si raport i konfuzionit kohë përmes hermetizmit dhe tedencave të reja postmoderne.   Nga: Agron Shele

Viziulaiteti krijues i autorit Festim Liti, si raport i konfuzionit kohë përmes hermetizmit dhe tedencave të reja postmoderne.

Nga: Agron Shele

 

“ Burimi i çdo poezie është ndjenja e të pamundurës për tu shprehur.”

                                                      Jean Lucien Arreat

Se cili është raporti i poetit me fjalën apo fjala në raport me botën e tij, kjo është më shumë se gjendje e dyzuar që traskipton gjendje të ndërsjellta, por dhe  të ndërvarur nga përjetimet e thella dhe deshifrimi i ejmotiveve përmes mendësisë krijuese dhe zgjedhjes së kodeve, si produkt i vizionit me fuqinë e gjuhës së shprehur. Dhe poezia shkon shumë më larg, përtej të zakonshmes, shpesh tejkalon dhe vetë mendimin që rrethon, rrëmon atyre skutave të errëta për të dritëzuar skajshmërinë e të qenurit dukë shpalosur të papercepetueshmen, të padukshmen, duke e sjellur në forma dhe ngjyrime që të mban të mbërthyer e nuk mund të shkëputesh. Ajo vjen natyrshëm, në mënyrën më të sinqertë, është kaq delikate, kaq e brishtë por dhe kaq tronditëse, sa ndjek shekuj të tëra kujtese, ku për çdo herë bëhet gjithnjë e më kumbuese, gjithnjë e më elokuente dhe përherë e më grishëse, dhe kjo vetëm në pak fjalë por mori të pafundme kuptimesh. Ngacmime të tilla estetike më lindën teksa lexova poezitë e autorit Festim Liti, një poet që endet përmes konfrontizmit artistik, hermetizmit, i cili ashtu dritëhijeve ravijëzon kuptime që lakonizojë ngjyra dhe imazhe, përpjekje dhe paskohë, rendje dhe humbëtirë hapësirash, pragmatizëm dhe ringjalljen e një shprese. Në referim me gjithë vizualitetin krijues ndeshim dy raporte, atë të autorit në refleksion me produksionin jetë dhe raportin e përcjelljes emocionale të saj, përmes një gjykimi të ngritur në aspektin psikologjik dhe filozofik. Të dy si këndvështrime kalojë më pas përmes tredimesionalitetit ( + shqisën artistike)  duke pasqyruar kështu simbolikën rreth botës përafruese me gjithë perceprtimin dhe shtrirjen e mendimit në kufijtë më të fundit të imagjinizimit. Autorit i plëqen të luajë shpesh me ngrehinat, të cilat natyralizohen me hone të memories si kurba të ngritura e rrëzuara frikshëm, përpos qerthullit të tyre përshkuar nga forma e paforma, ngjyra e fantazma, që s’ janë asgjë më tepër veç asaj shtjelle të turbuluar dhe shqetësim i grishtësisë që shpesh paraqet grinë e theksuar të përditësisë njerëzore. Ndjeshmëria që e karakterizon e përplas me fenomenin dhe si qenie humane me gjithë përgjegjësinë ndërgjegjie përflet atë monstruozitet që fshihet pas fasadave të ndritshme, shkëlqime që nëse do mundeshin mund të kapërcenin dhe vetë qiejt, por thellë poshtë këmbëve të tyre, shtypen, bluhen e treten agimet e shumë jetëve, zvetënuar si gjethet e vjeshtëve, rënë kësaj humnere e fshirë më pas nga pragmatizmi i një shoqërie të tërë. Vëmendja dhe mprehtësia e poetit nuk është vëshgim i përciptë, por detajim i asaj çfarë kalon, çfarë përjeton, çfarë prek, çfarë trondit dhe çfarë gjurme ndjek paskoha, për ta identifikuar sikurse është, për të sotmen por dhe të nesërmen që pret e përcjell çdo deshifrim e pasazh shkrimi. Ajo që duhet të theksohet është se në stilin dhe strukturën poetike shikojmë derivime dhe aspekte që universalizohen përmes thyerjes së një globi, shuarjes së një meteori, ngrirjes së një galaktike, prerjes së një meridiani dhe e gjithë kjo shpreh më së miri gamën e gjerë por dhe intuivitetin e njeriut kozmopolit për ta sjellë botën sa më pranë e globalizuar atë. Pavarësisht ngjyrimeve me sfonde të hirta, poezia e Festimit nuk është pesimiste, por një depërtim përmes kësaj tymnaje dhe zbulimin e dritës, si shpresë dhe besim për të tejçuar ornamente të tjera dhe kuptime që kërkojnë frymë angazhimi për shpalosje vlerash dhe përsosmëri.

Për më tepër le të detajojmë disa poezi që të kuptojmë më mirë filozofinë shprehëse, modalitetin krijues por dhe mendësinë si koncept dhe vijshmëri e fragmentizit të postmodernizmit art sot.

“Hije të së shkuarës që dikur ishin njerëz,

baresin në rrafshinat e kujtesës,

pa shenja trafiku e semaforë,

Somnanbule të frikshëm,

kërkojnë frymën të më marrin,

në bulevardet pa dritë, misterioze,

mbështjellë me pelerinën e zezë të krimit,

përgjojnë molekulën më të fundit

të mendimit…..”

Këto vargje  të çojnë tek Bodler, tek ajo muzë që hodhi bazat e modernizmit evropian dhe  luan me trajtat e format fluide ”njerëz” që si formë hijesh, opo zgjatimesh silueta përherë në lëvizje lakmimtare endet misterioz dhe përgjon deri në të fundit mendim. Çfarë mendimi është ky? Posesion që ndjëk shenjash trafiku, rendjesh të panjohura, të zvëndësuara portretesh ritual, por të mbetura njësoj, gjakut të shfrenuar të mosarsyes, instiktit që e denatyron dhe  përafron me orgjinën. Dhe konkluzioni është më se i qartë, është si të ngresh nga përmendoret mbinjeriun, që mbron kultin e qytetërimit, lirinë, aq të shenjtëruar e aq të anatemuar, por përherë pikë e vetme shprese që njehësohet një me sublimen. Në rrafshin filozofik, kjo vjen si promemorie e ideve, gati iluministe, por e patjetërsueshme për atë se çfarë përfaqësojmë dhe gjer ku duhet të shkojmë ( kufij të caktuar tek vetja),  si qenie e ndërgjegjshme dhe e vullnetshme për të përmbushur misonin që na ka caktuar së pari natyra e më pas idoleve të ngritura nga vetë ne, si mburojë dhe shpëtim i mëkateve të shpirtit. Në planin e stukturës letrare vjen, si vijushmëri e asaj ideje që mundëson liri shprehje por dhe konfuzen që na shoqëron ( hermetizëm në art), pra një semantikë e simbolizuar përmes pafuqisë dhe thyerjeve, përkufizim (nocion), grafikës trajta memorie e shformësimeve shqetësim (perifrazim), si dhe inkluideteve skajshmëri dhe depërtimit thellësi (pamundësi).

“Një plakë fisnike, andej nga fundi,

Qante, ulurinte, flokët e saj shkulte,

Mallkonte:

Ju shitoftë Zana o vrasës mizorë,

Djali im,

më shume se ju Shqipërinë e donte…!”

Tek poezia “Gëzim makabër “ kemi reminishencën kohë të kalvarit diktaturë shqiptare, ku turmat herezi, të zhveshura nga çdo normë etike dhe shpërfytyruar gjer në degradim total të çdo vlere njerëzore enden çmendurisë kolektive duke mbjellur vaj e dhimbje. Kaq shumë kish depërtuar kjo anakroni histerike, sa pafuqia më e ndjerë e kësaj bote ( nëna) veç kryqëzonte duart nga përtej qielli ( rënieve të çekiçit të drunjtë) dhe rrëmbimit të jetës, pa asnjë motiv, thjesht se mendimi shkonte përtej murit të tyre ngritur aq djallëzisht e pabesisht, që nuk kursente askënd, veç  madhështia e njëshit të ngrihej kulteve më të larta, kult që koha e shembi  gërmadhash memorie (të gjithë bashkëvuajtës e të gjithë bashkëfajtorë), duke mos kërkuar falje edhe sot para gjakut të martirëve të saj.

Tek poezia vjeshta  ndeshemi me elementë lirikë, por dhe nostalgjinë e stinës, me atë ngjyrim përthyer retinës së syrit, që zbon zogjtë shtegëtimeve të largëta, zhvesh pemët, pikon lotët e shiut, por mbledh dhe flladet e zemrave të dashuruara që reflektohen si në të fundit rreze të ngrohta  dielli.

“Drejt lakuriqësisë nxitojnë pemët,

Zemrat e dashuruara,

mbledhin flladet dhe rrezet e ngrohta”

E gjithë poezia e autorit Festim Liti është një rebus, që sa herë e lexon aq herë të ndërthur e pleks pas mesazheve, formave, gjetjeve, mistizmit dhe fantazisë krijuese dhe si e tillë ajo grish dhe mbetet përherë një telajo e hapur ku çdo ngjyrë reflekton dritëhijen e një shpirti përherë në kërkim dhe të përthyer pas atij universi që rrëzëllen fuqinë dhe magjinë e fjalës artistike.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s