Poezi nga Sonja Haxhia

Poezi nga Sonja Haxhia
 
 
Vitet
 
Vitet, si ngjyrat,
e pikturës varur në kornizë
ndriçuar pasionit më të bukur
shkëlqyer dëshirave të heshtura
në të kuqen e zjarrtë
gjak nga gjaku që lëvrin dejeve
shkrirë një kryqit të tokës,
në të kaltrën e kthjellët
të syve qiellorë,
që pikojnë detet e shpirtit
e prekin dhimshëm stinët,
në të bardhën e borës
dlirësisë pa kufij
ardhur me krahë engjëllorë
e zbritur gjer tek ti,
në të fundit ngjyrë të mbërëmjes
shquar përherë perëndimesh,
atje ku vdes një rreze,
atje ku lind një yll!
 
 
Ti…!
 
Ti tretur si dëborë
fjollave të mendimeve të mia
çelur si manushaqja e parë
në të ftohtat thëllime
mbuluar nga rrjedhat e ujërave të gurrave,
si në përmbytje.
 
Ti i mbijetuari kohëve të ligshta
qarë e lagur fytyrës, si fëmijë
në pritje të ndërrimit të stinëve
pragut të harqeve ndritur koloritë
ngjyrave të shpresës
harlisur në një pemë jete,
ku laureshat ngrejnë foletë.
 
Me gjakun e zemrës thyer dashurish
lutur në heshtje
doja të të shihja sot,
mpirjen e gjuhës nën nofull,
fytyrën ardhur nëpër mjergull,
si i burgosuri im i përjetshëm!
 
 
 
Përjetë horizoneteve blu!
( D )
 
Oh, e dashur..,
të kuptoj,
sa e padrejta është ndonjëherë kjo botë
kur fytyrën ëngjëllorë e tret kornizave gri
pështjellimave heshtje
thyer ndjesish, si dega e sapo harbuar blerimit
e varur
në një copë qiell të hapur
zbutur mërisë kohë
nga lotët e shiut.
Ti ngrihesh mes shtresash hije
thuajse venitur,
nga ajo përkëdheli që të mungon
nga ajo dorë e shkuar,
që bukur kalonte duart përmes flokësh
e ti pafajësisë tënde
derdheshe dallgë mbi dete
shenjtit të jetës.
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s