Pesha e botës mbi ne / Poezi nga Astrit Lulaj

Poezi nga Astrit Lulaj

 

Pesha e botës mbi ne

U takuam…,folëm…,u pamë…,
por,kur u ndamë,
pashë sytë e dhimbjes në sytë e tu,
tek ti, ajo kishte kohë që flinte.
Ç’na u desh që e zgjuam të dy!?

Nën syzet e errëta,fshehtësisht
kapërdija lotët,shndrruar në hije,
peshën e rëndë,mbi vete e mora galiç.
Çuditërisht,
në hapësirën që mes nesh rritej e rritej,
pesha nuk qe përgjysëm e ndarë,
por,rritej dyfish,
në hapin tim,në tëndin hap,
nga një peshë e plotë për çdo anë.

Eh,hapat e mi mbi asfalt!
I hidhja të përgjumtë,ngadalë,
plumb të rëndë…
Në rrugë,
makinat…, njerëzit…, gjithçka….,
ngrinë në cast…..
Semafori në të gjelbërt qëndroi më gjatë,
si për të më thënë:
-Kalo vëlla, kalo!
E shoh, që sot,
gjithë pesha e botës mbi ty paska rënë.

E unë,
për çdo hap që hidhja,
një lutje me vehte kam thënë:
-Kjo peshë dhimbje,
ky gur i rëndë,
tek ne sa më parë zëntë vend!

A.L-2017

Advertisements

One thought on “Pesha e botës mbi ne / Poezi nga Astrit Lulaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s