Poezi nga Seli Murati

Poezi nga Seli Murati
 
 
Tinguj zemre
 
Në pikëllimin e qiellit
rënkojnë tinguj vetëtimash,
brenga thyhet mes për mes
merr udhën e gjatë
loti – shtegtar i përbotshëm.
 
Mjegulla e zezë mbulon hijen time,
gëzimi i çasteve të ikura
pasqyrë e thyer bëhet
në shpirtin e dëshpëruar.
 
Në syrin tënd digjet malli
si një copë qielli gri
hijezohet syri im,
si pika vese loti
derdhet në pikëllimin tim.
 
Në tingujt e vetëtimave, dallgëzuar jeta
dashuri të pastër ruan, për jetë e mot!
 
 
 
Larg teje
 
Të shumëngjyrtat lule përreth i sodis…
Dhembja ma ngrin buzëqeshjen,
kur ti endesh në mendimet e mia
në ndjenjën time përvidhet dielli,
përgjumjen ma largon.
 
Larg teje, heshtja më përgjigjet
me pëshpërimë, e unë pranë teje përherë
prangosur në dhembjen e zemrës.
 
Veshur mbaj fustanin e kuq
Lulendjenjë trazohet në mua,
në çdo lule shkruaj emrin tënd
të të përjetësoj në kujtime…
të më mbetesh aromë në përqafime.
 
Trazohet mall kur gjethet bien
trishtimi mbulon lulet e vyshkura,
lidh fijet e fundit në pasqyrimin e lotit.
 
Në udhëkryqet e jetës ndodhem,
pritjeve të gjata ndizen grimca malli,
ëndrrat arratisen larg,
kur loti mbulon dhembjen
veç ti, mbetesh yll i pashuar.
 
 
 
Përtej kujtimesh
 
Nëse malli të sjell lot në sy
ndrydhe kujtimin,
mos lundro në dallgë trishtimi
pa parë thellë me ata sy,
se si dashuria, si anije fati
mbi dallgët e oqeanit
veson mbi plagët e shpirtit.
 
Mallit t’i përgjërohemi
dhembshurisht, porsi shiu
të derdhet qetas mbi vargun tim.
 
Atëherë, asnjë rigë shiu
s’do i tejflak harqet e ylberit,
përtej reve do të ngrihen rrahje zemrash
buzëqeshja do të jetë më e ngrohtë,
vetmia s’do të ketë shteg drejt nesh,
shtrëngata e djeshme do ketë ikur.
 
 
 
Lotët e tu notojnë në sytë e mi
 
Lotët e tu si valë e trazuar
notojnë në sytë e mi,
për dashurinë e humbur,
si erë petale lulesh të shpërndara
ku mbijnë manushaqet e kujtesës.
 
Buzëqeshja s’është më si dikur
e sytë e tu yje përhapnin dritë,
me kujtimet e orëve të vona,
bredh horizonteve të vetmisë,
kujtoj këngët tona të dashura
dhe ndjenjën tonë diellore.
 
Errësira tretet larg!
 
 
Shkëputur nga vëllimi poetik “Nga sirtari i kujtimeve”
 
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s