Poezi nga Rami Kamberi

Poezi nga Rami Kamberi

 

PËRTEJ LUMIT, TË VDEKJEVE…

Ora binte, për fitore
Përtej lumit të vdekjeve, ku ëndrrat e mbulojnë, jetën e lirisë
Si sytë e tokës arbnore
Vdekshëm, që i mbetën jehonat e nameve, n’cep të dashurisë

Nga mallkimi i perëndive, që e lulëzonin, truallin e pagëzuar
N’emër të Thotit, me emër, t’qiellit pafundësi
Nga deti në detë, e tej maleve e fushave, me lehoni rënduar
Si kupolla e kokës, bardhësi, t’perandorisë I-liri

Ora binte, për fitore
Gëzueshëm, shtatët rreshtoheshin, për dashurinë e shpresës
Si sytë e tokës arbnore
Kur i derdhin shikimet, mbi ecjet e gjakta, për nderë të besës.

 

PËR T’I DHËNË GOJË, DASHURISË…

Ish, si fjalë
Që përtipet nëpër dhëmbë, pse në sy e kishte, ardhmërinë
Si gurë i gjallë
Që lartësohet shtatore, n’mes t’sheshit, që e pikturon lirinë

Pas vdekjeve, të dala nga rrugët e gjata, si shikime t’serta
T’fshehura pas thirrjeve, nga odeoni i tokës
Si lot i syve, që e merr, kripën e jetëve, si për lule t’blerta
T’shtruara sikur thinjat, mbi kulmin e kokës

Ish, si fjalë
E shtrydhur nga gjuha, që ra mbi tadhtinë e shekujve, t’lirisë
Si gurë i gjallë
E morrën jetët, për varret e reja, për t’i dhënë gojë, dashurisë.

 

MBI NAME, T’SHQIPËRISË…

Për puthjet, e gjakta
Nëpër mote të zjarrta, mbi truall, ranë, kokat e lirisë
Sikur dhunti, të pakta
Që lulëzojnë si lule t’pranverave, n’kohë t’ardhmërisë

Që i kërkon kohërat, nëpër kohë, për fshehtësi t’besës
Nëpër emrat: pellazg, ilir, arban e epirot
Mbetur hije, n’shkulin e tokës, qëndisur n’sy t’shpresës
Si shqiptarët, e ardhmërisë, nëpër barot

Për puthjet, e gjakta
Edhe vdekja rri e trishtuar, karshi jetës, për kokat e lirisë
Sikur dhunti, të pakta
Që i ruan Zoti, për ikona motesh, mbi name t’Shqipërisë.

 

PËR ATË DITË, T’BEKUAR….

Jeta, vazhdon
Shkutë , ia prënë fjalën, si rrufeja kur godet, n’ballë
Koha, shëron
Plagë të jetëve, me lindjet e reja, si vdkja, që pi mall

I thanë, te pragu i kullës, babaplakut, kur e kafshoi s’koti
Vdekja e brezit të tretë, për emrin e parë, t’fisit
Ditën e Nëntorit të Dytë, kur malet i shikonte shqip, Zoti
Si bardhësi e lumtrisë, kur pikon nga sytë e plisit

Jeta, vazhdon
I vinin fjalët, nga detet e trazuara, për atë ditë, t’bekuar
Koha, lulëzon
Varre me emra, lumturi jete, me gjakun e fisit, t’shkruar.

 

PËR KAPEDANIN, E GAJRISË…

Tre herë i dënuar
Mos qoftë e vërtetë, thoshin malet, për Kapedanin e Gajrisë
Tre herë i qëlluar
Pas kodrës së shtatë, te Rrugët e Vdekjeve, n’kufitë e I-lirisë

Sot lexohet, nga sytë e kullave, kur tre netë u kollitit, burrëria
Ta ndanin, vaden e vdekjes, mes guximit e tradhtisë
Për jetën e re, nëpër fjalë e valë, t’mos i soset kurrë krenaria
Oxhakut të mbetur, nishan, Kapedanit të malësisë

Tre herë i dënuar
Mos qoftë e vërtetë, thoshin malet, për Kapedanin e Gajrisë
Tre herë i qëlluar
Nga t’kuqët, që i prekën malet, n’emër të I-lirisë e Shqpërisë.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s