Nëpunësi është më i paturp se hajduti kur vjedh qytetarin / Fejton nga Agron Mema

 

Nëpunësi është më i paturp se hajduti kur vjedh qytetarin
 
 
Fejton nga Agron Mema
 
Të rrishë në rradhë në këtë vapë të tmerrshme, në këto ditë gushti, nëpër korridoret e zyrave të shtetit, është torturë, sfilitje, raskapitje, stres dhe e padurueshme. Po ç’të bësh, kur të zë halli , do ta heqësh. Dhe mirë torturohej, po hajde të mbarosh hallin, pa ja ke bërë kabull gjithë atë siklet. Kështu bëri dhe Loni, miku im. Shkoi në një institucion shtetëror, ku vetëm zyrat kishin kondicioner, ndërsa në koridor qytetarët rrinin në rradhë ngjeshur si sardelet në konservë. Vapë e padurueshme, erë djerse dhe fryme kutërbonte deri në asfiksi. Herë herë të bërtitura histerike të nëpunsve të sportelit që mirnin ankesën qytetare. Një torturë më vete kjo. Se mirë bërtiste nëpunësi, po ishe i detyruar ti thoshje “si urdhëron zotri” pa e sqaruar fare për hallin që të kish shpurë para tij, pa le më kur ndonjëri kërkonte dokumentet e dorzuara dhe nuk gjendeshin, kishin humbur. Kjo qe ç’qe. Thelë mbi bisht, siç thotë populli. Priti sa priti dhe Loni dhe i erdhi radha.Sportelisti i thoshte se për këtë hall duhej të vinte njëherë tjetër ta zgjidhnin bashkë kur të qe i lirë dhe nuk duhej të shqetsonte shefen, se jo vetëm që qe e re në detyrë, por është dhe mjaft e zënë me punë, ka pritur shumë njerëz dhe lodhja bën punën e sajë në këtë vapë të madhe. Po Loni nuk donte t’ja dinte dhe këmbngulte se do takonte shefen. Më në fund e lanë dhe vajti në zyrë të shefes. Freskia e zyrës e solli në vete nga hutia që pësoi kur pa shefen e bukur me fustanin e hollë e të shkurtër mbi gjurin. Po e mblodhi veten. Përshëndeti dhe u ul në karigen që i tregoi shefja me njërën dorë ndërsa fliste në telefon dhe shikonte nga dritarja. Ashtu i ulur priti rreth gjysëm ore sa shefja mbaroi telefonatën.
-Uf,- ja bëri shefja,- na plasën! I sqarojmë dhe nuk marrin vesh. Ja, e pe dhe vet seç heqim. Gjysëm ore dhe nuk i mbushet mendja tjetrës…
-Kini hak, moj shefe, -ja priti Loni me sytë përdhe. Në fakt Loni e dëgjoi telefonatën. Biseda bënte fjalë për një mbrëmje dhe ç’farë e si do visheshin. Asgjë në lidhje me punën dhe funksionin e zyrës. Po ç’të bënte, duhej të mbaronte punë. Do ti thoshte derrit dajko. Ishalla nuk e marrin më në telefon mendoi dhe filloi ti shpegonte hallin. Pa thënë dy –tri fjalë, tring zilja….Opopoooo, -psherrëtiu Loni. Shefja filloi të fliste….edhe një gjysëm ore pritje…në koridor zëra të ngritur nga padurimi , vapa dhe pritja e gjatë. Shefja mbaroi dhe buzagaz ja ktheu Lonit: Epo shyqir që ju mbush mendja se më plasi.
-Shyqir ,-tha dhe Loni,-mbase nuk merr më sa të jem unë, se dhe juve ju plasi…
-Ah more zotri , nuk e ke idenë se sa shpirt njeriu që është, artiste fare…
Loni nuk foli, por mendoi se është rasti më i mirë ti shprehej se shefja qëkërkej në qejf, dhe kjo do të thotë gjysma e punës e mbaruar. Ju shpegua fije për pë.
-Bukur ,-i tha shefja,-bukur!
-Ç’farë bukur , shefe? Vajta kaq vjetë e s’po mbaroj punë, plasa!
-Po do mbarosh punë, more Loni, si nuk do mbarosh…Shefja e pa në sy dhe me një buzëqeshje të ëmbël i shkeli njërin me nënkuptim.
Loni bëri sikur nuk kuptoi, po e mori vesh përse bëhej fjala…Po nuk e la shefja të mendonte gjatë:
-Ti je dhe burrë i vjetër, dhe këto zakonet i di. Ja, sonte jemi në një dasëm. Dhe këto dasmat janë bërë më keq se ajo “Dasma e Malos”qëmoti në estradë. Të shkundin fare , more xhaxha! Dhe nuk i duan dhe lekë shqiptare se të shajnë e turpërohesh. I duan euro dhe dollarë. Apo të venë pakë shpenzimet, nja 5 mijë euro , po. Nuk di si do ja bëj sonte, të vete apo jo! Të mos vete më prishet shumë punë. Nuk të ndihmon dhe njeri. Si më thua ti xhaxha, të vete apo jo?
-Ti e di, -u përtyp Loni që e kuptoi ku rrihte çekani shefes, ndaj dhe e priti buzagaz.
-Ç’farë di unë, mor xhaxha? Po ta dija nuk të pyesja. Hë si më thua? Dukeni njeri i mirë. Halli, të jesh garant që është i mbaruar, se dhe ndaj jemi këtu për të qarë e mbaruar hallet e popullit. Po si i thonë fjalës që njëra dorë lan tjetrën dhe të dyja fytyrën.
-Moj zonja shefe më rrofsh me gjithë familje e gjithë ç’ke që më mbarove hall. Po sa për hallin tënd nuk të jap dot mendje.
Shefja u nxi. Gjithshka ndryshoi. Sytë ju egërsuan. Me një buzëqeshje ironike ju kthye fatkeqit Lon:
-Hajde nga java tjetër xhaxha! Pyet dhe ndonjë tjetër dhe më jep mëndje se dasma ka ç’do të diel!
Po edhe Loni filloi të nxehej. E pa që rrodhën ndryshe ngjarjet dhe nuk kish për të mbaruar punë, jo sot e për një javë, po sa të qe kjo shefe , kurrëëëë…ose do ti jepte mendje si të përballonte shpenzimet e dasmës së rradhës…
-Vazhdo jashtë, eja javës tjetër sëbashku me dokumentat! -e ndërpreu nga mendimet zëri i ashpër i shefes.
-Nuk dal jashtë pa më mbaruar punë!-ju hakërrie dhe Loni
-Jashtë! Plak rrugaç!-ju hakërrye shefja
-T’ju bëj një pyetje?, i drejtohet Loni,-Kush është më i turpshëm hajduti apo punonjësit e administratës kur vjedhin qytetarët?
-Nuk e di! -ja ktheu shefja gjithë nerva. –Administrata nuk vjedh. Hajduti po, ata nuk mbahen. Ec e pyeti meqë të ardhëka keq për ta!
-Jo, moj zonja shefe, jo! Dëgjo plakun! Hajduti është më i turpshëm sot në këtë vënd se kur vjen vjedh vë dhe maskë në fytyrë të mos e shoh dhe njoh unë, e ndoshta mbase i vjen edhe turp nga ajo që bën. Ndërsa ju vidhni hapur fare. Pa maskë. Nuk ka ç’ju duhet se nuk skuqeni e nuk zverdheni. Ju ka plasur cipa…
-Jashtë!- klithi shefja.
Loni i ra tryezës me grusht fort sa xhami u plasarit:
-Nuk dal jashtë pa më mbaruar punë!
Disa punonjës të zyrës ndërhynë kur dëgjuan zëra të ngritur dhe tentuan të nxirrnin plakun jashtë. Po plaku s’doli që nuk doli.
-Dëgjo mirë!-ju drejtua shefes,-Nuk të ha në besë, po do ti shkruaj dy rradhë kryeministrit…
Një e qeshur sarkazme e fortë e shefes ja ndërpreu fjalën:
-Hahahahahaaaaaa, hahahahahaaaaaaa…uf mami se vdiqa…uh, uh…o ç’më shkrive, o xhaxha….hahaaaaaaaa…po ç’do më bëjë kryeministri mua….hahahahaaaa….ik, ik , mbase bën dhe kryeministrin të qeshë në këtë vapë…hahahaaaaa…
Loni doli përjashta. Në koridor e ndiqnin shikime të habitura e të revoltuara dhe deri sa doli tek dera e jashtme e shoqëronte e qeshura e shefes që nuk kish të pushuar…hahahahaahaaaaaaaaa…….uf se na shkrive……hahahahahaaaaa……..!
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s