Poezi nga Elida Rusta
***
Në rrëmujë të ditës,
bjen nji këmbanë.
Bjen me ba me besue nji meit
se tash ka mbet pa eshna, pa mish…
Ulem, e pi nji kafe kortezie me të.
Ai s’ din se ka mbet’ pa flakë, pa oxhak, zemërbosh.
Në atë dynja, i pata ofrue gjoksin me mbshtet kryet,
por s’ diti ku kish as zemrën e vet.
Tash ka mbet si ushtar,
jashtë derës së zemrës, i plagosun, zemërcoptuem,
kpucëshkyem në ishullin e moçaltë të dheut.
Ja kqyri t’verdht e ftyrës dhe besoj
nesër ka me ardh kryeulë në pranverën që tashma ka ik.
Asnji mall i zbehte pendese s’ më kap,
që e lash me shku!
***
E lá përnatë nji grim zjerm ndez,
me t’vu me fjetë nën lëkurët e mia.
Ma fal nji natë me hánë,
t’i fali tana ditët që fillojnë me ty!