Poezi TANKA nga Seti Pezaku Vladi

Poezi TANKA nga Seti Pezaku Vladi
 
 
☆☆☆
 
Në zemër rënkon toka ime!
Rradhazi ujqërit e hanë
në diell e terr,
me dorën shtrirë e lanë,
trupin djerr.
 
 
 
☆☆☆
 
Era e mbrëmjes lulet puth,
dielli me qerre malet zbret,
pas e ndjek galaktika me yje,
lidhur në martesë
miliona vjet.
 
 
 
☆☆☆
 
Erdhi pranvera
me penelata të bardha.
Bletët dalin nga zgjojet,
pemët sythet puthin,
bilbilat këndojnë mbi krojet.
 
 
 
☆☆☆
 
Atij i dukej se në tokë,
ajo ishte kanarinë,
në det, pulëbardhë,
në qiell, syri hënës praruar,
doli sorrë e maskuar.
 
 
 
☆☆☆
 
Natë maji.
Hëna dremit mbi qiparis,
fluturat flejnë mbi trëndafila,
vallëzojnë yjet me tingujt e artë,
violina puth Vivaldin n’mesnatë.
 
 
 
☆☆☆
 
Nëpër botë,
djalli brirët i fsheh,
tinëzar si gjarpri rrëshqet.
Kur në të çara resh’ brirët nxjerr,
globi me shpatë ia pret.
 
 
 
☆☆☆
 
Vajzë e detit
me kaltërsi valësh veshur,
me sirena anijesh,
me yjet e rëna brigjeve
brezit ngjeshur.
 
 
 
☆☆☆
 
Acaret e dimrit
me përralla i kalonte,
pranverë e verë
gjinkallë këndonte,
vjeshtës me thes, der’ më derë.
 
 
 
☆☆☆
 
Vitet shpejt vrapuan.
Syin e veshi loti kristal:
flokun tënd të zi
e bënë si timin,
borë në mal.
 
 
 
☆☆☆
 
Udhëkryqet
janë shira e bubullima,
të lënë pa cak e shtëpi;
kur ato të ken’ pushuar
dielli ka perënduar.
 
@seti pezaku vladi
14/9/2017
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s