TAKIM I I MIRËPRITUR, ME KOLEGUN DHE MIKUN KRIJUES, HYSEN GRAIÇEVCI…
Nga: Prof. Murat Gecaj
publicist e studiues
Nga e majta: H.Graiçevci e M.Gecaj (Tiranë, 15 shtator 2017)
Nuk ishte hera e parë, që takohesha me poetin e studiuesin, nga Prishtina, Hysen Graicevski. Kujtoj këtu, se kemi marrë pjesë bashkërisht edhe në Panairin e Librit “Tirana-2016”, organizuar në muajin nëntor të vitit të kaluar, ku ai ishte me bashkëshorten.
Ndërsa sivjet, ai ka ardhur 2-3 herë për vizitë në Tiranë, por pamundësia ime ka qenë shkaku, që ne nuk kemi pirë kafe bashkë?!
Kurse sot, ja, pas një telefonate, që më bëri, ku ishte bashkë me Xha Sulo Prenjasin, ai mbërrini te lokali “Bulevard”, në afërsi të ish-stacionit të trenit, në kryeqytet. U përqafuam përzmërsish dhe, sigurisht, u interesuam për shëndetin e njëri-tjetrit e të familjeve. Por përmendëm dhe miq tanë të përbashkët, ndër të cilët është dhe poetja e talentuar Vjollca Ajasllari-Koni, e cila jeton familjarisht, në Austri.
Gjishashtu, i tregova mikut tim se jam në përfundim të librit të 3-të, për femrat krijuese shqiptare, me titullin “Si ujëvarë bjeshke…”. Atë do ta dërgoj për botim, së shpejti, në SHB “Edlora” të kryeqytetit, me administrator Edlira Kamen. Ndërmjet mjaft shkrimeve të tjerë, aty do të jetë edhe recensioni i Hysen Graiçevcit, për një libër poetik të V.Konit, por dhe një skicë e po kësaj krijueseje.
Me këtë rast, ne shkëmbyem dhurata simbolike dhe u ndamë përzemërsisht, me shpresën e besimin, për një takim tjetër, në shoqërinë dhe të miqëve tjerë krijues.
Ne bëmë një fotografi për kujtim, të cilën po ia babshkëngjes këtij shënimi modest.
Faleminderit për vizitën e mirëpritur, kolegu e miku im, Hysen Graiçevci dhe të uroj nga zemra:
Gjitha të mirat, vetjake e familjare! Krijimtari sa më të frytshme dhe botime sa më të arrira! U takofshim, në të ardhmen sa më afërt, vetëm për gëzime e të mira!
Tiranë, 15 shtator 2017…