Cikël me poezi nga Fatbardha Xhani Myslimaj

Cikël me poezi nga Fatbardha Xhani Myslimaj
 
 
DESHA TË DI
 
Desha të di,
a mos vallë koha është
ajo lejlaja e ëmbël që bie diellit,
si petale të vesuara jasemini…
 
Apo ato retë e holla,
që i preu përmes një helikopter i kuq
dhe dy dallëndyshe të fundit
harkuar qiellit si dy vijëza…
 
Për pak,
më mori frymën një manjolë
tek shkundi petalet nën erë.
Me thuaj të lutem:
Mos vallë
kjo është koha?
 
Një burrë
me një buqetë trendafilash
shtrënguar me kaq përkujdesje.
Një grua flakëbardhë,
tek përkëdhel qenin si bir;
thua,
kjo të jetë koha?
 
Jeta,
që rrjedh në gishtat e mi
Malli që pikon zemrën time
Rrahjet ritmike dhe fryma
Dashuria që më flet
fshehtë…
 
Desha të di,
kjo është koha??
 
 
 
ËSHTË RIVIERA
 
Është ëndërr që shkon
Është Riviera!…
 
Duke kaluar adhuroj
I përulem secilës shtëpi të rrënuar
të braktisur,
çdo peme të tharë…
 
Harroj detin, qiellin
Harroj veten kredhur
Në ujin që fundin tregon…
 
Pastaj qesh me vete
Më kujtohet
se si dëshiroja të vallëzoja
buzë detit
me një burrë të panjohur,
por nuk ndodhi…
 
Siç u rrënuan këto shtëpi,
si u dogjën këto pemë,
nga ndezja e pyjeve
pa e ditur si
pa u turpëruar, pse?!
 
Është riviera,
që më josh duke e parë
Të ikë prej syve të mi
këtë të dielë vjeshte,
si ëndërr…
 
 
 
VJESHTËS I FLAS
 
Po kthehem…
Zogjtë e vjeshtës
më lanë ca pendë të lehta
Të vishem me fluturimet e tyre
Harenë t’ia rikthej shpirtit
Buzëqeshje syve…
 
Po kthehem…
Pemët e vjeshtës
rrëzuan ca gjethe të verdha
Supeve nuk ndjeva më peshën e fajit,
sepse faji nuk ekziston,
E keni sajuar ju njerëzit;
Më thanë…!
 
Po kthehem…
Puth dallgën e kripur
E lejoj të më lëmojë faqen
Të më përkëdhelë lëkurën,
si një “më fal”, e burrit që dëshiron
me zjarrin që djeg pyje….
 
Po kthehem…
Rruga shkurtohet pa u ndjerë
Mendimet lëmohen si shkëmbi
Buzë detit,
në lojën mijëvjeçare
me valëzat ledhatare
plot gënjeshtra të bardha…
 
Po kthehem…
Po kthehem dashuri…
 
 
 
VETËM
 
I kishin marrë
të gjitha lulet, rrezet
edhe zogjtë i kishin ndaluar
të lodronin në hapësirat
e ëndrrave të fëmijës,
që ende beson
brenda trupit
të rritur…
 
Me mbeti jeta,
pa poezinë që më thurte
çdo ditë secili moment,
me ndjesi te fshehta
nga gjithë bota….
 
Mbeta bosh.
Pa vend në të mirët
Të pagabueshmit
Përjashtuar isha:
 
U ula mbi gabimet e mia
dhe u ndjeva;
E vërtetë
E bukur
Si natyra!
 
 
 
MASKA E DLIRËSISË
(Një burri)
 
I thashë se e njoh gjer në palcë
atë dlirësi burrërore të pjesëshme,
atë mirëkuptim të sajuar prej dëshirës,
për t’u besuar se s’bën prej femrave…
 
Për të shitur shtrenjtë
të vërtetën,
deri aty ku nuk preket
sedra dinake e dikujt që di mirë,
të rrotullojë fjalët,
si një qyp prej balte,
që përkulet e merr formë
prej syve të atyre që e shohin,
prej zemrës së atyre
që dashurojnë të bukurën.
 
Çfarë është e vërteta e pyeta,
mos vallë pamundësia
për të qenë i vërtetë?
 
Ta shihnit,
se si e hoqi maskën prej “të vërteti”
u skërmit
duke shpjeguar
vetveten siç e dëshironte;
dhe shkoi…
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s