MEFSHTËSI E ZAKONSHME, NAIVITET, RASTËSI E RËNDOMTË APO DASHAKEQËSI E PARALAJMËRUAR (Apologji për vete dhe për të tjerët) Pjesa e pestë / Nga: Kristaq Turtulli

MEFSHTËSI E ZAKONSHME, NAIVITET, RASTËSI E RËNDOMTË APO DASHAKEQËSI E PARALAJMËRUAR
(Apologji për vete dhe për të tjerët)

Pjesa e pestë

Nga: Kristaq TURTULLI

‘Hidhu në zjarr nëse do të shohësh kush i fryn flakës,’ ka thënë shumë shekuj më parë poeti i shquar pers, Rumiu, bashkëkohës i të madhit Omar Khajanit.
Gjergj Kastrioti Skënderbeu, heroi ynë kombëtar. Nderi dhe krenaria jonë u mbulua në sheshin e tij, në qendër të kryeqytetit Shqiptar?!
Është thënë me të drejtë që Shqipëria është një prej vendeve që ka një shembull të mrekullueshëm për bashkëjetesën fetare. Mbarëvajtjen dhe shkuarja në mënyrë të përkryer midis feve, ka ndodhur kur jeta, ekzistenca e individit, të një grupi njerëzish dhe të një shoqërie të tërë, vetë kombi Shqiptar ishin në rrezik. Kjo bashkëjetesë është më se e drejtë dhe e logjikshme për një popull të vogël, që u ka rezistuar rrebesheve të kohës dhe dashakeqësisë së fqinjëve.
Para së gjithash, përgjatë vorbullës së ngjarjeve dhe të historisë mijëra vjeçare, shqiptari nuk është dalluar për fetar fanatik. Ka lëvizur mes feve si në det me dallgë dhe ka dalë ne breg. Qysh në lashtësi ishte iliri që krijoi zotat, Zeusin, Afër- ditën etj të cilët i morën grekët dhe i bënë të tyret.
Në fillimi i viteve 90 u bë një lloj islami të importuar, intolerant e agresiv, u gërryen me gozhdët e urrejtjes afresket e kishës shekullore të Shën Kollit në Voskopojë. U ngritën kundër restaurimit të kishës katedrale të Shën Stefanit në kështjellën e Rozafës, në Shkodër. Anatemuan Skënderbeun, Nënë Terezën dhe lavdi të tjera kombëtare…
Provokimet vazhdojnë në një mënyrë ose një tjetër. Nderohen vrastarët sulltanët e vjetër, quhen të mrekullueshëm. Vjen për vizitë Rexhepi padishahu u ri i Stambollit, hiqen emblemat kombëtare…etj. e të tjera…
Së fundi mbulohet Nderi Lavida Kombëtare. Të jetë mefshtësi e zakonshme, naivitet, rastësi rëndomtë, apo dashakeqësi e paralajmëruar..?

vijon

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s