Ndodh… / Tregim nga Teuta Kodra Keli

Ndodh…

 

 

Tregim nga Teuta Kodra Keli

“Nuk mërzitem me ty, e di nuk është faji yt që nuk më do, e di unë jam ëndrra e dikujt që ëndërron  shëmtuar”

Ai kaq tha dhe u largua trishtuar, duke lënë për mua një peshë të rëndë, të cilën nuk dija ku ta vendosja.

“Ç’donte të thoshte me këtë? Sa shumë më trishtoi edhe mua me fjalët e tij. Asgjë të pakuptimtë nuk i thashë, thjesht se nuk mund ta doja përgjithmonë. I thashë një të vërtetë që ai e dinte, që kishte lindur bashkë me mua dhe bashkë me të dhe jetonte te gjithkush.

E çfarë priste ai në fund të fundit, një gënjeshtër të madhe që do ta bënte të ndihej mirë?!

Nëse do të donte këtë mund t’ia thosha, por sërish në mënyrë të sinqertë : do të dua deri kur  nuk e di, do të dua aq gjatë sa do të jetoj edhe vetë, aq gjatë sa do të jetosh edhe ti, ose dashuria ime do të shuhet para meje, ose nëse ka një jetë tjetër mund të dua edhe në atë tjetrën, ose…

Ç’dreqin duhet t’i thosha, ç’dreqin duhet të kuptonte…?!

Nëse do të ndihet keq, le të ndihet, është çasti i tij i të ndjerit kështu, i të njohurit të ndjenjave negative të jetës, nuk dua ta shkatërroj unë intimitetin e tij me këtë pjesë të botës.

Ndjeva se brenda meje mu përshtjelluan shumë ndjenja dhe mendime bashkë. Ai ka të drejtë:  jemi ëndrra të dikujt…?!

Sa do të doja ta kisha njohur nga afër ëndërruesen time, duhet të jetë disi e çmendur, sepse ajo nuk ka një rend të caktuar ëndrre. Mendoj se të gjithë ëndërruesit tanë, që ndodhen diku, fjetur nëpër planete, apo galaktika endacake janë disi të çmendur. Nuk ëndërrojnë normal dhe me një jetëgjatësi ëndrre fikse për të gjithë. Çastet tona të jetës varen prej rehatisë së tyre të gjumit dhe larg qoftë nëse u del gjumi më përpara, se mund ta kthenin jetën tonë thjesht në një kujtim, që mund të mbetej te dikush…

Dua të njoh edhe ëndërruesin e tij, a njihet ai me ëndërruesen time, apo thjesht bashkëveprojnë vetëm në ëndrra dhe prandaj ne sillemi kaq çuditshëm?!

Më pëlqen që jam ëndrra e dikujt, më mirë se të jem realitet absurd pa shpjegim konkret zanafille. Kështu justifikoj gjithë dyshimet, gabimet dhe padijen time. Nuk e kam unë fajin, por ëndërronjësja ime  nuk di të ëndërrojë!

Po sikur ajo të ëndërrojë përjetë? Jo nuk dua, nëse ndodh, do shkoj vetë ta zgjoj, ose do të kërkoj një ëndërronjëse, ëndërronjës të ri, me ëndrra dhe fantazi të reja.

Kjo është e di, ai kishte të drejtë, unë nuk kam faj…!

Po shkoj t’i them, se mund ta dua përgjithmonë, sepse ëndrra ime mund të jetojë në ëndërrues të rinj.

Po shkoj t’i them tani, se jam thjesht ëndrra e dikujt që ëndërron gabuar…!”

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s