Sokratin e nxorrën në gjyq përsëri!… / Poezi nga Stavro Nikolla Risto

Poezi nga Stavro Nikolla Risto

 

Sokratin e nxorrën në gjyq përsëri!…

E nxorrën në gjyq përsëri Sokratin!
I mjeri,i urti i mençur,mbeti gjithë jetën
Përballë injorantëve,shpifësve dhe anonimatëve,gjyqeve
Ku megjithë shekujt e lënë pas dyerve
Soi i gjyqtarve ka po të njejtën fytyrë!…

Këtë radhë ,
Trupi gjykues përbëhej nga njerëz me tituj të mëdhenj akademik
Fituar nga ky lloj myteberësh me puthje këmbësh e ndyrësi e skëterrë
Kurse populli i kishte dhënë Sokratit titullin filozof që kur ishte
Njëzet vjeç!
Por sado që rrinin krekosur këta gomerë e gomarica
Dukeshin që përtej që ishin vetë e dritës-errësira!
Sokrati kur i shihte nënqeshte,dhe seç ndjente një si të vjellë
Që donte t’ua përplaste turinjve!

Tek i shikonte filozofit i dukeshin si kunguj dhe kungulleshka,
Me mëndje sa një kokërr elbi
E prandaj ai as që u a hidhte sytë këtyre mëndjeve të leshta
Tek prrallisnin gjuhës së skileve!
Sepse ishte i përqëndruar tek trëndafilat mbi tavolinë,
Që e përkëdhelnin me aromën fisnike,
Aromë që ata nuk e njihnin,
Sepse këtë aromë nuk e kanë pas njohur as paraardhësit e tyre!…

Dhe kur u dha vendimi,Sokrati përkëdheli petalet,
Përplasi grrushtin i lumtur mbi tavolinë,
Pa me keqardhje sekretaren që fjalën e tij nuk e mbajti fare shënim
Dhe iku pa e kthyer kokën nga turinjtë e tyre anemik,
Ku fshihej maskuar pas kollareve dhe referateve idiotë
Më i ligu shpirt – shpirti i shterpësisë!

Kur doli nga ai vend ngriti duart nga Dielli dhe brriti: – EUREKA!
Dhe iku rrëmbyer me mëndjen nga malet e vëndlindjes
Aromës së luleve çait e sherebelit dhe burimeve të kthjellta…
Këtyre plehrave mjeranë pa u folur,u ktheu kurrizin,
U pështyu turinjtë
Duke i lënë bashkë në koshin e fëlliqur të tyre
Dhe shkroi mbi mermer,fjalën e urtë të radhës,mësim për historinë:

”O njerëz të urtë!
Në se dëshironi të zbuloni putanat e kurvarët në tuajën republikë
Shikoni se cilët bëhen bashkë,
Kundër vashës së ndershme e të ndershmit burrë”!

S N Risto.
Nga: vëllimi :”DEDALI”

 

Stavro Nikolla Risto

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s