IMOGEN / Nga: Monika Molloholli

 

IMOGEN
 
 
Nga: Monika Molloholli
 
“Po pyesja veten nëse  mund të kisha një takim me ju?
Komandant  Titherington  më  tha se jam në duart e tua”
“Ah,   po më   kujtohet komandanti  i  dashur  Titherington.
Unë do të  jem  i  lumtur të ju ndihmoj ju, Z. Dobinson
A mund të  bëni një  shkëputje këtu sot,-mirë- le të themi rreth orës  katër.
Po në rregull. Në  katin e parë”
Daisy ishte e lumtur mbi gjetjen e  një klienti të  ri.
Dukej sikur askush nuk e donte një dedektive private kur kishte njëzet centimetra borë  dhe të ngrohje zyrën e saj   i  kushtonte   lekë të  cilat ajo nuk  i  kishte.
Në  orën katër fiks Z. Dobinson  i  ra ziles së derës dhe Daisy Hamilton i  kërkoi atij  të  hynte e  të ulej.
Daisy vështroi  këtë  burrë  të  vogël  i cili mbante veshur  një  xhaketë dimërore  elegante  por jashtë  mode  dhe një  komplet gri e ngrënë  në  tre pjesë.
“Zonja  Hamilton, kjo që  jam duke iu thënë   tani  është  komplet konfidenciale.”
Daisy  dëgjoi  në  heshtje.
“Mirë, është e vështirë  të  gjesh fjalët, por  kam  probleme me vajzën  time.”
Zoti  Dobinson  sistemoi  syzet.
”Ime shoqe ishte duke ardhur vetë këtu, por gjërat nuk shkuan ashtu sic duheshin.”
“Çfarë  po  përkeqsohet   ,  Z .Dobinson?”
Daisy  po  përpiqej  të  ndihmonte  këtë  baba  të  përfundonte  problemin  e tij sa më  shpejt.
Dobinson qartësoi fytin dhe u përpoq të mos ishte i përfshirë shumë emocionalisht, të paktën në shpjegimin e asaj që po ndodhte.
“Vajza ime Imogen është  16 vjeçe- kjo është një  foto e saj”.
Kur Daisy vështroi fotografinë e familjes e pati të vështirë të kuptonte sesi një njeri kaq  i rëndomtë si Z. Dobinson mund të  kishte një  vajzë kaq të gjatë  e të  bukur.
“Po, e di çfarë  po mendoni Znj. Hamilton.
Imogen nuk më  ngjan aspak.
Në  fakt ajo është  vajzë  e adoptuar.”
Z.Dobinson e vështroi gjatë  foton sikur edhe ai ta kishte të  vështirë  ta besonte se kishte një  vajzë  të  tillë.
“Kur ne adoptuam Imogen ishte gjëja më  e mrekullueshme që  na ndodhi  si gruas time ashtu edhe mua…
Sigurisht Imogen e di se ne nuk jemi  prindërit e saj  biologjikë, por na do shumë.
Ajo është e mirë në shkollë – dmth në shkollën e Highbury  High School  – ajo është e  ëmbël dhe e  ndershme . “Z. Dobinson ndaloi me ngurrim këtu.
“Pra, çfarë është e gabuar?” këmbënguli Daisy.
E pra, duket se paratë nuk ekzistojnë më.”
Dobinson u skuq në fytyrë dhe u vu në  siklet, e me sa dukej nuk ishte i gatshëm për të  vazhduar shpjegimin.
Daisy i buzëqeshi në  një  mënyrë  të  sigurtë  këtij babai të  shqetësuar,
“Ju lutem vazhdoni  të më tregoni  çdo gjë  në mënyrë  që unë mund të ju  ndihmoj   për të kuptuar se çfarë po ndodh me vajzën tuaj , Z Dobinson.”
Dobinson pastroi fytin i nervozuar, dhe vazhdoi të tregonte.
“Shikoni, ne  i japim Imogen ndihmën  javore  dhe  na duket sikur ajo nuk e shpenzon kurrë  ose e shpenzon shumë  pak  atë.
Vetëm  për ndonjë  buzëkuq ose diçka për tu përtypur ,  mendoj   siç i quani  ju.
Pra, vetëm  pardje   rastësisht gruaja ime  gjeti librezën e kursimeve të Imogen në dyshemen  e  dhomës  së  saj  dhe  vuri re   se pothuajse të gjitha paratë ishin tërhequr! “
“Dhe sa ishin?” pyeti Daisy.
“Në fakt   aty  ishin  rreth dyqind (200)  paund!
Imogen nuk kishte bërë asgjë  me këto  para (lekë).
Gruaja ime nuk i tha asgjë  asaj , por gjëra të tjera të çuditshme  kishin  ndodhur tashmë.
Pikërisht para Krishtlindjeve Imogen më kërkoi   lekë  ekstra dhe unë ia dhashë  asaj.
Më  pas i kërkoi gjithashtu edhe gruas time , dhe dukej fjalëpakë për çdo gjë dhe mërmëriti se ata ishin për dhuratat e Krishtlindjeve.
Pas Krishtlindjeve Imogen përsëri kërkoi të holla, por nuk pranoi të shpjegojë   se përse  i donte ato. “
“Kjo gjë  nuk më  duket e tmerrshme , “ shpjegoi Daisy.
“Në  fund të fundit lekët  e  librezës  dhe lekët e javës ishin të  sajat për tu shpenzuar-
Është  normale që  një  vajzë  dëshiron të  blejë  CD  ose diçka tjetër.”
“Nuk e di Znj. Hamilton.
Imogen nuk ka qenë kurrë një  prishëse lekësh  dhe ishte mësuar që  lekët ti vendoste në llogarinë e saj  në zyrën e postës “për  ditë  të vështira “, siç e kemi mësuar të  bëjë.
Nuk është  shumë  çështja e lekëve , më  tepër është  ndjenja e frikës që kam se diçka e çuditshme po ndodh.”
Daisy nuk e nënvlerësonte asnjëherë atë që  thonte klienti.
Ajo i respektonte dhe i kuptonte   të gjithë ata që vinin  tek ajo se ata në fakt kishin  një problem, por ajo ishte  aty për të  gjetur se ku qëndrnte problem.
“Z. Dobinson  më duhet të ju flas qartë.”
Daisy u drejtua nga karrigia
“Keni vënë  re  ndonjëherë  se  Imogen mund të  drogohej?
Ka ndonjë  djalë sekret  që  mund ti jape  lekë?
A  keni vënë re  ndonjë gjë tjetër në sjelljen e saj   dhe nuk më keni treguar mua?
Z.Dobinson tundi kokën.
“Jo , absolutisht asgjë.
Ajo nuk ka ndonjë  djalë të veçantë – por sigurisht që  njeh shumë  djem  në shkollë dhe në kishë “.
“Kështu ju jeni besimtarë?” pyeti Daisy.
Jo, ne jemi të dy jo besimtarë.
Në fakt Imogen nuk ka qenë  kurrë  e  instruktuar  në kishë.
Por kjo është e çuditshme,  duket se  ajo ka pasur një interes të vërtetë për të shkuar në mbledhjet e kishës në javët e fundit.
Të mërkurën e kaluar  filloi dëbora  dhe ne iu lutëm Imogenit   të  mos  dilte për shkak se ajo kishte  marrë  një të ftohur.
Fjalët tona ishin të panevojshme dhe ajo doli – e më  pas u kthye në shtëpi e bërë  qull.
Pra mund të  ishte dikush të cilin ajo takonte në  mbledhjet e kishës dhe ka influencuar tek ajo për ti prishur të gjitha lekët.
Mm-ma ler mua këtë  gjë Z. Dobinson.
Vetëm më jepni ju lutem emrin  dhe adresën e kishës.”
Si fillim Daisy i telefonoi një  mikut të  saj i cili ishte mësues në  shkollën e mesme të Highbury.
Majkell”?
Të  flet Daisy.
Kërkoj të më  ndihmosh.” “Daisy kishte ndihmuar Majkëllin  disa muaj më parë   rreth një problemi serioz në lidhje me një regjistër që mbahej i zhdukur , dhe ajo e dinte se mund të llogariste  (faktin ) se ai nuk do të kishte  përsëritur  asgjë që nuk  ishte konfidenciale .
“Imogen Dobinson?
Po, ajo  ndodhet  në  kursin tim të  frëngjistes.
Çfarë  kërkon të dish rreth saj?” A ka ajo ndonjë djalë   të cilit i jep lekë?
Është  pikërisht kjo që nuk di Michael, do dëshiroja ta dija!
Ka problem me studentat e tjerë apo diçka të  ngjashme? Pyeti Daisy.
Hm, jo, jo tamam.
Është  një vajzë  simpatike , një  studente që punon shumë, dhe që  është shumë e  rezervuar.”
“ Nuk  të  vjen asgjë  në  mendje, diçka e pazakontë  ndoshta? Insistoi Daisy.
Hm, diçka ishte por jam i sigurtë  që  nuk është me rëndësi.
Siç e di unë  jap mësim  frëngjishteje- frëngjishte e avanzuar.
Një  ditë  pamë  një  film në  gjuhën origjinale.
Ishte një  poezi shumë  e trishtueshme por poetike dhe Imogen shpërtheu në  lot dhe u shqetësua shumë  në  fund të  librit.”
“  A e kujtoni titullin e filmit?”
“J..jo ! Por di që  ka fituar  çmimin e artë  në  Itali dy vite   më parë.
Kjo rreth një  vajze nënë  e cila do të  jape  për  adoptim foshnjën e saj.”
Daisy psherëtiu,”Po e di. Dhe mamaja  bëhet një  barbone!”
Daisy vendosi të  bënte atë  mbrëmje   një  shëtitje në  kishë  ,edhe pse po fillonte të  binte përsëri dëborë,për  të  zbuluar se pse Imogen ishte e interesuar të  shkonte atje.
Ishte një  i  ftohtë  i  acartë  dhe çizmet e Daisyt fusnin ujin edhe pse dukej sikur ajo nuk ishte në gjendje  të  blinte këpucë  kundra ujit.
Ishte takimi javor i së martës në darkë  në  kishën e St. John’s
Ishin varur njoftimet mbi “Ndihmo leprozët OW;
“Sillni sendet tuaja për të mërkurën në darkë në orën shtatë   (7)
Për më tepër kërkoni të ndihmoni të  shtunën në darkë  për bërjen e çajit.
“Më  falni , dikush mund të më thotë se ku mund ti lej gjërat e papërdorura- dhe këpucët a janë të lejueshme?”  Daisy iu drejtua një  kopjeje të moshuarish të cilët drejtonin kishën.
“Po e dashur, i pranojmë  edhe këpucët.
Oh pa shiko! Je bërë  qull!
Ulu dhe pi pak çokollatë  të ngrohtë.
Pasi shpiku një  histori mbi një nip i cili ka ardhur kohët e fundit tek ajo, Daisy hyri në raport shumë miqësor edhe me dy zonja të  tjera të  moshuara, të cilat i  prezantuan një  zotëri të  gjatë e të moshuar I cili dukej si i  përgjumur.
Deri tani nuk kishte gjurmë  të  Imogenit , në fakt në kishë  nuk gjeje aspak njerëz të  rinj.
“Keni ndonjë tip aktiviteti për të rinjtë  tanë?
Pa shikoni, im nip vjen të  jetojë me mua dhe I intereson shumë  të  ndihmojë  të  tjerët.”
“Vajzë e dashur…hmm..Zonjusha Hamilton,”
Përsëriti drejtuesi i kishës I lumtur se së shpejti kishës do të ju bashkangjiste edhe një ndihmës tjetër.
“Nëse nipi juaj është  një  adoleshent mund të vijë  të mërkurave në  darkë  për  të  shpërndarë  veshje  për  të  pastrehët.
Është  një  gjë  shumë   e denjë, më kuptoni.”
Ndërkohë që  Daisy po i largohej kishës nën gjithë atë  dëborë  po  mendonte atë  çfarë  i kishte  thënë  drejtuesi i kishës rreth të  pastrehëve.
A mund të  jetë  kjo  një  pistë  për sjelljen e pazakontë  të  Imogenit?
Daisy  papritur kujtoi   diçka   dhe mori  një  qëndrim  të  shpejtë.
Si fillim shkoi në  një  dyqan në  rrugën kryesore e cila ishte e hapur njëzet e katër orë  në ditë  e më  pas drejtoi makinën për në  stacionin e trenit  ku mendonte të  gjente Natalinë  një  tjetër mikeshë  të saj e cila ishte një  endacake.
Natali ishte tridhjetë e tetë vjeçe  dhe flinte ku të mundte , duke preferuar gjithashtu një  depo  të  vjetër  ku mbaheshin mjetet e kopshtit , pranë  stacionit të  trenit.
Aty zakonisht Natali u sistemonte për natën  në një thes( të bërë  në shtëpi) nga një  jorgan i vjetër.
Me ndihmën e një fanari dore Daisy gjeti depon dhe  trokiti në  derë.
Tungjatjeta ! A ka njeri këtu?
Një zë i  përgjumur u përgjigj nga brenda depos.
“ Po mbrohem nga i ftohti”
Më pas me  një  ton më  të  forte,
“Të  lutem më  lini të  qëndroj këtu, nuk po bëj asnjë dëm!”
Daisy njofti zërin e Natalisë.
“ Natali, jam unë  -Daisy”.
“Daisy! Oh të faleminderit o zot, mendova se do të më përzinin përsëri!”
Daisy dëgjoi Natalinë  duke iu afruar portës dhe duke u përpjekur të hiqte   çelësin  nga dera.
“Më fal Daisy , ti e di që je gjithmonë e mirëpritur , por çfarë kërkon këtu në  një  natë  të  tillë?”
Natali kishte veshur aq shumë  rroba sa dukej e shëndoshë.
Ajo vazhdoi:”  Sa mirë  që  të  shoh. Si je e dashur?”
“Shumë  mirë  me përjashtim të të  ftohtit,”duke kafshuar gjuhën e duke menda se njerëzit si Natali vuanin  më  tepër.
“Pa shiko kam një  pako me sanduiç vegjetarianë për ty dhe një lëng frutash, Unë e di që ti preferon këto.
“PO është tamam kështu. Faleminderit zemër. Por çfarë  mund të bëj për ty?
Dukesh e shqetësuar, ke ndonjë  rast të  vështirë  në  këtë  moment?”
Natali nxorri nga qesja një tufë  me gazeta të  vjetra  dhe mbuloi një  stol  në  mënyrë që  Daisy të ulej e të mos bënte pis pallton.
“Eh , po kërkoja të të thoja nëse ti mund të shikosh njëherë  këtë  foto.
A e keni pare  ndonjëherë  këtë  vajzë?”
Daisy e drejtoi dritën e fanarit të  dorës për nga fotografia  e Imogen  në  mënyrë  që  ta shikonte Natali.
“Duket një  vajzë  e mrekullueshme.
Mos më  thuaj se drogohet apo diçka e tillë?”
“Nuk e di , Natali.
Të lutem haje sanduiçin – Nuk nxitohem”.
Natali filloi të kafshonte sanduiçin e saj me mjaltë  dhe arra dhe dukej sikur kishte kohë  pa  ngrënë.
“Daisy ti e di që  unë  shikoj shumë  njerëz çdo ditë  të  jetës time , nga moment se nuk kam asgjë  për të  bërë, por – por….
Prit një  minut.”
Natali nxorri nga xhepi një palë syze të vjetra dhe vështroi foton.
“Hm,” Natali heshti, “Mendoj se këtë  vajzë  e kam parë  diku më  pare-
Por ndoshta flokët  i  kishte ndryshe… ishin më të  shkurtër.
Po, në foto ajo dukej  më  e vogël  – por më duket si ajo-
Është   njëra nga vajzat e cila shpërndan rroba në  kishë  të  mërkurën në  darkë.”
“Emri i saj është  Imogen” tha Daisy.
“Imogen… është  emër i bukur apo jo? mërmëriti Natali.
“Nëse do të  kasha vajzë  do ta quaja si personazhi i Shekspirit!
E kam takuar atë kur po iknim për drekën e krishtlindjeve dhe zbulova se të japin edhe mbulesa e veshje për këtë  dëborë të ashpër.
Imogen më bënte pyetje rreth meje. Është  një  vajzë  me të  vërtetë  e sjellshme.
Ajo dukej se ishte e interesuar  rreth femrave të  moshës time.”
Daisy vazhdoi:” Është  shumë  interesante! A mund të më thuash përse?”
Natali vazhdoi: “Jo nuk e di  por ajo nxorri nga xhepi dhjetë  paund dhe më  pyeti nëse kasha fëmijë.
Unë i  thashë se nuk e kisha këtë fat.
E dëgjova se të njëjtën pyetje ia bënte edhe femrave të  tjera.
Femrat e tjera më  thanë  se Imogen i  kishte dhënë  lekë  edhe atyre.
Jashtë  koha nuk po përmirësohej aspak.
Dera e depos u trondit nga një  erë e fortë dhe nga poshtë  saj po hynte uji.
Natali   bëri sikur nuk e vuri re.
“Të  faleminderit shumë  Natali, nuk kam si  gjithmonë sesi të   ta shpërblej.
Kujdesu për veten, e dashur ,dhe…
Ja këtu me vonesë  një  dhuratë  e vogël krishtlindjesh.”
Përsëri Daisy drejtoi fanarin e dorës në  mënyrë  që  Natalia të  hapte dhuratën e saj.
“Daisy është  një  orë  dore?
Oh,  sa ndriçon?
Më duhej me të  vërtetë, shumë  faleminderit.”
“Zoti Dobinson, më duket se e gjeta se çfarë  po  ndodh.”
“Të  lutem ma thuaj zonjusha Hamilton,”
Vazhdoi   zoti  Dobinson  i ulur në  karrigen e zyrës së Daisyt.
“Ju siguroj se nuk po ndodh asgjë  e keqe dhe nuk keni përse të  friksoheni.
Vajza juaj po i  shpenzon lekët e saj për të pastrehët!”
“Por – por janë  shumë  lekë  për një  vajzë  për tu harxhuar për të  pastrehët.”
Vazhdoi babai i  Imogenit.
“Nuk është se nuk  më  intereson me të  vërtetë.
Ime shoqe dhe unë  jemi shumë  të  ndjeshëm rreth këtyre   njerëzve pa shtëpi.”
“Eh unë  mendoj se vajza juaj është më  tepër e interesuar  rreth një tipi njerëzish…”
“Si mendoni , zonjusha Hamilton?”
Zoti Dobinson dukej krejtësisht i habitur.
“femrave rreth të  tridhjetë e gjashtave!” u përgjigj Daisy.
Zoti Dobinson u drejtua dhe vështroi i habitur.
“Ju mendoni- ju mendoni…?”
Tani fytyra e zotit Dobinson shprehte diçka për të cilën nuk donte të dinte më tej.
“Po. Mesa duket mosha e mamasë së  Imogenit ose të paktën si mund ta imagjinojë  atë  Imogen.
Ndoshta Imogeni ka zbuluar  diçka rreth nënës së  saj e po përpiqet ta gjejë  atë.
Personalisht mendoj se nuk ka gjetur  akoma diçka konkrete ,por mendon se nëna e saj ka qenë  e pastrehë  dhe vite më parë  ka qenë  e detyruar ta braktiste foshnjen e saj.
Imogen kur ka kontaktuar këto femra endacake, ka imagjinuar se njëra prej tyre ndoshta mund të ishte nëna e saj dhe kështu i  ndihmonte ato dhe i  jepte lekë.
Tani zoti Dobinson rregulloi syzet.
“Kuptoj” , replikoi ai   dhe  psherëtiu.
“ Ne vetë nuk e dimë  aspak se kush ishin nëna dhe babai i saj.”
Daisy argumentoi.
“Ajo thjesht mund të bënte hetime në spitalin ku ka lindur  e të  bënte pak punë  investigative , ose thjesht mund të  ketë  tatua dikë që mund ti ketë folur rreth nënës biologjike , ose siç  e thashë  edhe më  parë   thjesht po kërkon diçka.”
“Po përse nuk ka folur me ne sesi ndihej?”
“Mendoj se nuk ka dashur të ju ofendojë juve dhe gruan tuaj nga momenti  se ju do shumë.
E dini se fëmijët e adoptuar  kërkojnë  të  zbulojnë se kush janë  prindërit e tyre biologjikë.
Duan të dine  se a i  ngjajnë atyre apo se sillen si ata.
Zoti Dobinson u sistemua në  karrige pa e ditur se ndihej i lehtësuar  apo jo.
“Eh , nuk e prisja këtë.”
Daisy vazhdoi.
“ Zoti Dobinson ndoshta ju duhet ta lini vajzën tuaj të  vazhdojë  punën e saj në  kishë.”
Zoti Dobinson dukej sikur e kishte marrë  veten nga biseda e tyre.
“Po sigurisht. Ne nuk jemi kundra idesë  se Imogen ndihmon të  pastrehët.
Në të  vërtetë  mund të them se nuk e kasha menduar kurrë se Imogen mund të ishte kurioze rreth nënës së saj biologjike.”
“Keni biseduar me Imogen se kush mund të ishte nëna e saj.?”
“Të them të drejtën e kemi  trajtuar  shpesh Imogen  si vajza jonë.-“
“Ajo është  vajza juaj , zoti Dobinson.
Ju  dhe  gruaja juaj e keni rritur!”
“Kuptoj se duhet të bisedoj me gruan time dhe më pas…”
Zoti Dobinson e  ndërpreu  bisedën pa ditur se çfarë të thonte.
Më  pas u ngrit sikur të kishte marrë  një  vendim.
“Ju faleminderit zonjusha Hamilton për gjithçka.
Oh , harrova. Çeku i juaj. Është  këtu në  këtë  zarf.”
Klienti i Daisyt iu drejtua derës.
“Kam vetëm  diçka  zonjusha Hamilton…
Mund të  ju kontaktojmë  juve në  rast se duam të gjejmë  mamanë  e Imogenit?”
“Nëse Imogen do të dojë që unë ta bëj këtë  gjë  , zoti Dobinson!”
Zoti Dobinson heshti dhe vazhdoi rrugën e tij.
Daisy mori  çantën e saj, fiku sobën elektrike dhe mbylli zyrën e saj.
Kur Daisy e la zyrën vuri re se era po e shtynte drejt rrugës.
“I shkreti plak atje në kishë “ , tha me vete,”
Po pret që im nip të  shkojë ta ndihmojë.
Epo mire  . Do iki vetë  ta ndihmoj.”

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s