Poezi nga Ndue Marku

 

Poezi nga Ndue Marku

 

MONOLOG ME LISAT

Ja,erdha prap tek ju,në pleqeri,
Tek ju…të moçmit e lashtësisë,
Tek ju bashkëmoshatarët e gurit,
Tek ju miqtë e mi besnikë,
Mirë se ju gjej…!

Mos më shihni me sy qortues,
Mos më mbani meri,
As mos më thoni,i pabesë..!

Pranë jush erdha me hap burrëror,
Pranë jush erdha,me qafim fëmije,
Kam vite e stinë që s’ju kam parë
Por ju emrin,s’ma paskeni harruar..!

Qemë rritur bashkë,nga ererat rrahur,
Bashkë,ngritur patem kështjella
Majë Bjeshkëve tona të Nemura,
Sa fortë,freskinë e jetës nën ju kam ndjerë..!

Jo…,ju (dheun) e rrenjeve së braktisët,
Shtatlartlartë u ngritët drejt qiejve
Duke shpresuar u bëtë më durues,
Duke shpresuar
U betë më të mençur se toka vetë…

Ju,o lisat e dhimbjes sime
Fytyrën,as emrin
S’ma paskeni harruar..!

 

UNË, GOTA DHE VËSHTRIMI YT…

Unë,imazhi yt…
Dhe gota e mbushur me vërë,në mes,
Brenda nesh dridhen ende,hijet tona…
Prej zemrimit të zemruar…
Hijet tona…
Që dikur u puthnin harlisur,nudo…!

Mi pat grisur…
Mënget, e jagëzen e mangores,
Nervozizmi yt i çmendur…,
Me pate akuzuar,sikur unë:
Kisha renë në dashuri…më henën…!

Unë,gota ,dhe vështrimi yt,heshtim:
Mbuluar me melankolinë e diteve,që lamë pas.,
Mbi kokat tona, në ketë mbremje
As hëna e zemruar me ty,
Dritë,nuk po na dhuron..,
As fijezet e barit që dridhen nga era,
Si dëgjojnë,belbezimet tona…!

Vështrohemi e vështrohemi…
Sy ndër sy ,si të dashuruar…dhe:
Zgjas drejt teje..dorën,ngadalë…ngadalë,
Mbi gishtat e tu ta vendos…
Dhe ti,ma largon…ma largon, tinzishtë,
Ndër gjinjë lehtas e fsheh…,
Thua se ka ftohtë në këtë natë,trupi..yt..i..bardhë?!
Pemet, kepusin gjethet,një nga një
Dhe lozin më imazhet tona,pa fjalë,
Edhe zogjtë e vonuar,acaruar
Mbi të zhveshurat degë,vajtojnë…për
mosbindjen..tonë.
Thuaju buzëve tua të thara…thuaju..!
Në ketë ndarje të fundit…
Të mi puthin lehtas…edhe..njëherë,
Ballin e sytë e skuqur…
Më djersë pikellimi…mbuluar..!

 

A TË KUJTOHET…?

A të kujtohet…
Ajo ditë shiu zemerak…në Maj
Kur puthja e lagur na ngriu përgjysmuar,nën gjethishte?
Ajo puthje që më ka mbetur në buzë…
Si vulë e njomë, e ndarjës tonë.!

Kaluan muajt si vagonë të ndryshkur,treni
Përmbi shinat e ftohta të harrimit.

Aroma e trupit tënd..më..ngjanë,
Sikur më ledhaton në..mallim,
Sikur më’përkedhel ndër javë largimesh…
Të dy pimë,tani.. mushtin e dehjes sonë të pabesisë,
Dhe ikim me shpinë,ballë njëri-tjetrit,duke..u..larguar…
Rrugeve të kundërta të rebelizmit tonë.

Ndaj maceja e trishtimit ,
Sonte po ma gërvishtë fytyren
Në currila lot-idhnimi !

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s