Poezi nga Guillame Apollinaire
( APOLINARI) 1880-1918
Ura Mirabeu
Poshtë urës Mirabeu, Sena rrjedh
dhe tonat dashuri
Më duhet ti sjell ndërmend;
Gëzimi vinte gjithmonë pas dhimbjes.
Vjen nata, kumbon ora
Ditët ikin, unë i vetëm.
Duart shtrënguar dhe sytë përmes syve,
ndërsa poshtë
krahëve tanë vrullshëm zhbiron,
vala e lodhur e shikimit të të tjerëve.
Vjen nata , kumbon ora
Ditët ikin, unë i vetëm.
Dashuria ikën, si ky ujë që rrjedh…
Dashuria ikën,
si ç’ ikën jeta e lehtë
si ç’ ikën shpresa mizore.
Vjen nata , kumbon ora
Ditët ikin, unë i vetëm.
Kalojnë ditët, fluturojnë javët…
As koha e shkuar,
as dashuritë nuk rikthehen…
poshtë urës Mirabeu rrjedh Senna .
Vjen nata , kumbon ora
Ditët ikin, unë i vetëm.
Shqipëroi: Sinan Vaka