Poezi nga Sonja Haxhia
ENDIT
( tim biri)
Shumë ëndrra zgjoja në shpirtin tim
ende pa të njohur,
pa të shkëputur nga kërthiza
ndiqja lëvizjet e tua
krahët e së nesërmes që do shpaloseshin qiellit jetë
e do baresnin kufijve të lirisë.
Madje më dukej enigmë
dhe bisedonim në heshtje ashtu sikurse dinim, Unë e Ti,
Ti rrotulluar placentës
e unë imagjinatës së hapave të tu.
Pastaj imazhi yt shfaqej para meje
i bardhë si bora
sytë ngjyer në të kaltërt
dhe me zërin e brishtë
tek zbrisje në tokë gjithë dashuritë.
Tashmë je i rritur
e njoh çdo zhurmë hapash kur vjen,
si troket në derë
si shikon me sytë e madhërishëm
e si ndihem, kur “mam” më thërret.
Ndoshta jam pak e ashpër
e shpesh më dukesh, si në vogëli,
por unë dita të zgjedh vendin e bekuar,
aty ku do rrethoheshe nga gjithë dashuritë.
Tani ti je kreatura ime më e bukur
Gjak nga gjaku im
filiz i ngritur pyllit të lashtë, sa toka
me kryet lart
shkëputur trupit tim
e harslisur qiellit të pafund!