Kalendari poetik: Leonard COHEN / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Leonard COHEN

Kalendari poetik:
Sot është data e lindjes së këngëtarit, poetit dhe shkrimtarit kanadez Leonard Kohen (1934-2016). Në vitet ’50-’60 shkroi dhe botoi vetëm poezi, romane etj. Vetëm në vitin 1967 doli albumi i tij i parë muzikor nën titullin ‘Songs of Leonard Cohen’, që u pasua nga shumë albume të tjerë. Punoi deri në vitet e fundit të jetës; albumi i tij i fundit sa qe gjallë, nën titullin ‘You Want It Darker’ doli në vitin 2016, tri javë para vdekjes. Në përkujtim të 83 vjetorit të lindjes së tij, sjell për ju këtë shqipërim, është edhe këngë me titullin në anglisht ‘Show Me the Place’ :

 

MË THUAJ KU

Ku, më thuaj, ku, të shkojë skllavi tënd
Ku, më thuaj, ku është ai vënd, s’mbaj mënd
Më thuaj ku, se koka po më varet posht’
Ku më thuaj, skllavin tënd, ku do ta dërgosh.

Ku, më thuaj, këtë gur ta rrokullis.
Ku, më thuaj, ndihmomë, vetë dot s’e lëviz,
Ku, më thuaj, ku, fjala u bë njeri,
Ku, më thuaj, vuajtja fillon përsëri.

Shpëtova çka munda kur filluan hallet,
Një fill drite, një copëz vënd, një dallgë,
Por pashë vargoj, kështu që nxitova
Shumë vargoj kishte, si skllav të dashurova.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s