Një pjesë e zemrës / Poezi nga Seli Murati

Poezi nga Seli Murati

 

Një pjesë e zemrës

Gjithnjë në mëndjen tënde,jam unë 
brenda shpirtit qëndrojmë si një jetë
sot,që larg prej teje unë jam …
ni pjesë e zemrës,ta lash peng
me një brengë emocionale,tej detit blu
qëndron i heshtur me shikimin e tretur,
nga malli flakur,të njëta ëndrra i ëndërrojmë
si loti me ngjyra ,ndjenja në shpirtin e vrarë
si valë të detit shkumon plot dallgë,
mbi zemrën time mbuloj strehen të dashurisë

Tej detit blu mes dallgëve të kristalta
me ndjenjën e fshehur
i zhytur si në thellësinë e detit …
me të bukurën pasion e mban shpresë,
nga vala e dashurisë ….
si dëborë e kristaltë, mbi qepalla shkrihesh,
ecja jote e përjetshme si vetëtim e përflakur,
nën hijen e hijes së dhembjes,
i qetësuar mllefin e ngullfat në heshtje.

mbi ndjenjat e tua ,të ulet urrejtja e lotit
me gjitha kujtimet ,në zemër të netëve të tua,
zgjuar të mban ëndërra ime ….me sytë e shpirtit …
me nje veshtrim ,si një ledhatim ,
parajsa e premtuar oqeanëve të largëta
ti ndez ndjenjat e zbehura që ke në zemër….

Ti motiv ijetës time,
që ke zënë vënd në zemrën time
nga brendësia e shpirtit,
një mall e dhimbje sa larg me çon
plot ngrohtësi dhe dashuri….
buzëqeshja ime,ty të fal dritë në terr…
si mbretëreshë në vargun e bukurisë
dashuria e imja po rritet përdite…
një pjesë e zemrës i ngjan shkimit në blu.

Kur mbrëmjeve vala e dashurisë lundron
për ta prekur shpirtin të brisht të lumturisë
atje ku nata në syrin tënd më pret përherë zgjuar
ne skutat e shpirtit tim janë ndezur …
dy sy plot me dritë që dhe natën s’perendojnë,
ata sy.. si mall i vjetër..
janë në çdo vënd ..në çdo hap.
me një shikim tretur mbi qepallët,
tek shkrihen në shkëlqimin e syve të mi
një pjesë e zemrës i fali shpirti pak qetësi,
ku qerpikut i rrëndon pika e lotit
valë dashurie i pikon vesa në dritë
një pjesë të zemrës shpirtit flakë i lëshon.

21,09.2017

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s