Poezi nga Adelina Dardha

 

Poezi nga Adelina Dardha
 
 
***
 
Anija,
që kishte humbur atë natë
nga shtrëngata e dashurisë,
ka marrë
rrugën e kthimit,
dhe pasqyrën e dritës po e lëshon në
mjegullima të coptuara,
atje ku sirenat e shkrepëtimave
përthyhen dhe
mblidhen në qetësinë e oqeanit,
dhe dashuria bëhet
drita e natës
nëper fluturimet e një pulëbardheje,
bëhet edhe një thesar i zhytyr
nëpër vështrimet e gurëve
të qelqtë,
që nuk po dinë të dalin në sipërfaqe,
kur preken nga leshterikët,
Ajo anije
tashmë i ka ngritur velat
larg brigjeve të thyera nga ndarjet,
si madhështia e dikurshme
e ndjenjës së mbushur me korale!
 
 
 
Ndjenjës…
 
Po të le
të shkosh nëpër rrugët e qumështit,
i mbushe,
tani lëri që të derdhen!
 
 
 
***
 
Zhurma e vetëtimës,
u drodh si mjellmë e plagosur,
në duart e mia.
Ikja jote
më dogji shpirtin!
Bashkë me qiellin,
lotojmë mbi supet e Hënës,
ndarjen!
 
 
 
***
 
Unë nuk e di se ku do jem
pas shumë viteve,
këtu apo atje,
jo nuk e di,
por kjo tokë gjithmonë
e huaj po më duket,
edhe pse kanë filluar ofertat
për të blerë parcelat
sa një kafshatë buke,
Është nga lindja, – më thonë,
andej nga del dielli,
e kap edhe era e perëndimit kur ai shkon,
dhe unë që ul receptorin,
pa folur dhe
im bir që më thotë,
që asnjëherë nuk është vonë.
O bir, ajo tokë që më thërret,
për t’u prehur është atje larg,
është toka tjetër,
e lindur ndër shtatë breza
dhe e rritur ndër shtatë brezare,
me thesaret e fshehura
poshtë plisave të përthyera nga parmenda e vjetër,
vetëm ajo farfuron nëpër mjegullën e mallit
ngjyrën e manushaqtë,
janë kapilarët e mi të gjakut!
Është toka ime që do më mbaje
frymën, – o bir,
është tokë tjetër!
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s