Poezi nga Përparim Hysi

Poezi nga Përparim Hysi

 

Ç A S T *

Si mëze e harbuar që shkon për “kullotë”
Me gjoksin zbuluar, turbullon një botë
Syrin mua ma shkel, me aq kuptime
Dil, o shpirt, pse s’del? Copë bëhu, thërrime.

Hapur kërkon “sherr” (ka nevojë për “fre”)
Unë po pikë e vrer, se “sherri” do nge
Mirëpo hiç s’me ndahet (më fton në”dyluftim”)
Do”hashë” kur s’të”hahet”( vdis, o Përparim!)

* dikur

 

DI DHE SHEH KY SYRI I PLAKUT

Di dhe sheh ky, syri i plakut,
Në shezlongun ku po fle
Në lëviz tensioni i gjakut,
Ka një shkak dhe ka një pse?

Në shullë, ku “piqesh” shtrirë
(Si të jesh në botën tjetër?!)
Mendja ime ka vënë “brirë”
Dhe harron që jam i vjetër.

Zë a frohem me ngadalë
(Dua nga gjumi mos të zgjoj)
Tash, për pak, të “ha” të gjallë
Se të shoh e mbes pa gojë.

Mbes pa gojë, si belbacak
Mendja doli nga burgjia
Ndizet, ndizet imigjak
Se e “ndezi” bukuria

Verë e vitit 2010

 

SE U DESHËM ASHTU: FSHEHUR…

Se u deshëm ashtu, fshehur
Fshehuria mbet mister
Ballas,befas, jemi gjendur
Dil, o shpirt, pse nuk po del.

Kanë kaluar vite e vite
Që u deshëm fshehurisht
Po nuk janë vitedrite
Të harrohemi dashurisht.

Ja tek jemi ballë për ballë
Ou,- klithe,- si e plagosur
Fshehuria shkoi në djall
Puth e puth dhe s’ka të sosur.

Rreth e qark: “apokalips”
Mu si lumë vërshoi malli
Bota seç u kthye përmbys
Dhe në dreq shkoi morali.

 

KJO MBRËMJE

Kjo mbrëmje që”vetullat i ngrysi”
Siç thotë diku,ESENINI!
Nuk di se nga më nisi
Nuk di se ku më çoi kujtimi.

E di: ka qenë 3 janar
NJë mbrëmje siç e ka dimri
Po unë në shpirt qeshë behar
Cicëroja si zok nga gëzimi.

Se diku, aty pranë kishës
Tek pylli i mbuhsur me dafina
Më ndillte si një ogiçez
Fshehurazi më priste mikja.

Buisja unë nga gëzimi
(as pyesja në ishte janar)
Ja kështu më erdhi kujtimi
Tani që jam krejt kokëbardh[.

Shtrihem në krevat, i mundur,
Se aq nga malli jam mallngjyer
Më mallngjeu çasti i bukur
I asaj mbrëmjeje që me miken kam këmbyer.

3 janar 1960- 3 janar 2010

 

ÇFARË T’I THEM?

Çfarë t’i them mikes që s’më flet
(Se hiç nuk ka arsye)
S’më flet se tani ka vënë “fletë”
Dhe, tash, i bëkam “hije”.

Dikur qemë goxha miq
Me të “shkëmbenim tepsitë”
Për mua, -thosh,- vihej në kryq
Dhe unë për të, sgurisht.

Por tani ja që ndërruam porta
Unë nuk kam më pushtet
Dhe ajo po ka”turp nga bota”
Se kot nuk ka vënë fletë.

Pra, nuk jam ai që qeshë dje
Ajo tani ka vet pushtet
Ndaj dhe tani hiç nuk më “njeh”
Dhe as me gojë s’më flet.

Më së fundi, e gjeta çfarë t’i them
(E gjeta në një proverb nga Afrika)
“Majmuni,sa më lart ngjitet në pemë,
Aq më shumë i duiket bytha!!!.”

Ky porverb është pak banal
I rri asaj pas trupit
Një”mike” e tillë të shkojë në djall
Njollosur është prej turpit.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s