Qyteti / Tregim nga Fatbardha Sulaj

Qyteti

 

Tregim nga Fatbardha Sulaj

Qyteti, thjesht ndjeva që koha ish ndalur në trotuarin e vjetër; zhurma e kalimtarëve, gjethet e blirëve, hijet e maleve midis perëndimit dhe lindjes. Ndjeva erën të përplasej fytyrës, ashtu sikur bënte çdo ditë me qytetin tim të ftohtë, të ngrirë, të freskët dhe asnjëherë të nxehtë. Imazhi me peliçen  bezhë  afrohej dhe largohej si mjegull, “ti nuk do të jesh “,  shqiptoi, ndërsa u çudita  dhe nuk kuptova, ku nuk do të isha, sepse unë  isha, unë merrja frymë me qytetin, flija dhe zgjohesha me të, e shihja kaq imtësisht saqë më bënte përshtypje  çdo detaj i tij, gjithashtu më kujtonte dhe femrën më moderne të qytetit me këmbë të padebiluara. Nuk guxoja të pyesja pse duhej  të ishte ashtu, kur të gjitha femrat e Rait, Telenorbës apo në të tjera TV ishin kaq ndryshe, e për më tepër nuk kuptoja se ku qëndronte turpi dhe mosturpi këtu. Tani kjo ish një e kaluar që jetonte me mua. Ikja dhe mendoja që s’ do jem, po ku?  Dhe ja shkolla ime u shfaq si mirëseardhje në krye të qytetit, fasada të ndryshuara e mbishkrimi tjetërsuar në mendjen time “s’do jem përsërisja, por do jem …, do kem kaq shumë liri dhe kohë të pikturoj”.  U gjenda brenda, krah meje dhe njeriu që do më zëvëndësonte në mosqenien time, kush e di përse!

-Kjo është shkolla ime- thashë.

“jotja!?”- tha-  “është dhe e imja”.

-Nuk të kam parë asnjëherë këtu, jo në katin tim – shqiptova dhe ngjita shkallët,

– dhe ku ke qënë?

-Në të dytin, djathtas, tek klasa e katërt B, gjimnaz – fola duke ikur.

-Unë në të tretin – murmuriti

Vrapova ti tregoja klasën dhe kur arrita pashë që nuk ish më, po sajohej në diçka tjetër, që tani ishte pushtuar nga materiale ndërtimi, ktheva kokën sërish por pashë vetëm një njeri të panjohur. Hodha sytë nga qyteti. Ai ish aty, gri, i ftohtë, i varfër, i bukur…

 

@ fatbardha sulaj

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s