Poezi nga Beqir Binishi

Poezi nga Beqir Binishi

 

Në shtëpinë e vjetër
(Në 19 vjetorin e vdekjes së nënës )

e mora rrugën për te ti
erdha me të pa mu çmallen 
shtëpia në terr
nuk u bë njeri i gjallë
kaherë kishe shkruar një kartë
dhe e kishe lë nën jastëk
po iki e mbushur me mall
prej kohësh të kam fal
këtu ndërroi moti
mu erren dritaret
shi me rrëmbim filloi me ra
pasi u zbrazen retë
në mes të truallit i ngrita duart
një lutje e dërgova te zoti
e dashura ime në dritare e ndeza qiriun
të ma kujtoj pritjen tënde
e dashur ki durim më prit
betohem do të vi
vendin tënd nuk e nxë njeri.

 

Rruga e vetmisë

vetëm një shikim
dhe nesër brenda vetes më gjënë
besomë nuk është fjalë goje
unë kah do që shkoj
si lulen që pahitet në behar
të ndjej si ditën e par
një dorë është shtrirë
dhe një zemër e ndezur si fener
edhe një portë trokitjen tënde e pret
nëse beson mos ndalo
mos i vendos perdet në dritare
leje diellin të flakëroj
aty një lindje po pret me lind.

 

Nuk pyeta sa mundesh me m`prit

asnjëherë kurrë nuk kam menduar me të pyet
shpesh te ti jam kthyer me kujtimet
ndaj nuk pyeta sa mundesh me m`prit 
se nuk dija kohën e kthimit
çdo stacion mi ka gëlltit agimet
nëse ti shpreson unë me ty udhëtoj
rrugën e kthimit edhe natën e gjejë
sy dritë e ndjek zemrën dhe vijë
dashuria fanar në rrugën e shtëpisë.

 

Velloja e lirisë

*velloja laramane e nuses
na bën me korrigjuar veten
për t`mos ja lënduar shpirtin 
rrugës kah ardhmëria *

ai që dallon ngjyrat shikon
velloja e nuses nuk është e bardhë
as zi nuk është
me të gjitha ngjyrat është njollos
me njolla drite,nate ,gjaku e balte
e nusja në kuvend rri heshtur nuk flet
nga ëndrra na kthen në realitet
dhe e duam si duam një zot
secili nga ne e do zonjë në fron.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s