Kalendari poetik: José María Hinojosa (1904-1936), poeti spanjoll që e vranë komunistët / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Kalendari poetik: José María Hinojosa (1904-1936), poeti spanjoll që e vranë komunistët.

Para dy tre vitesh nuk e njihja këtë poet. E gjeta krejt rastësisht. Gërmoja në web për poetë disidentë antikomunistë, duke klikuar herë në anglisht, herë në italisht. Sikur tallej me mua, interneti më rreshtonte një tufë me poetë komunistë, Hikmet, Neruda,etj., kulmi qe kur më nxorri dhe D. Agollin. Por edhe tani që ia kam marë ca dorën, kam disa linke ku ndjek datat e lindjes a vdekjes së poetëve, kurrë nuk qëllon të mungojnë komunistët….Hinojosën nuk e jep asnjë kalendar dhe s’qe aspak poet më pak i fuqishëm se Lorka. Nejse, ndoshta qe dhe faji im, nuk isha familiarizuar me kompiuterin; ky poet i përket të ashtuquajturit ‘brezi 27’ me Lorkën etj., me të cilin qe dhe mik. José María Hinojosa u vra barbarisht nga komunistët spanjollë, në vazhdën e krimeve të tyre gjatë puçit të korrikut 1936. Komunistët vrasin për të marrë pushtetin dhe vazhdojnë krimet për ta mbajtur. Ja një poezi prej tij:

 

JO MË PUTHJE

Një erë e papritur përplasi dyert
dhe buzët tona të qelqta atë natë
nga puthjet tona si me gjak qenë ngjyer
në gojët tona humbura mes pyjesh.

Buzët nga zjarri ngurosur, përzhitur,
sytë nga prush i kuq verbuar
gjë pa përfillur nga katër muret qarkuar
grumbull me kafka dhe rërë tropiku.

Qe herë e fundit që u takuam
mbi krye mbanim zogj të larmishëm
me lule bajame tempujt qenë mbuluar
ndërmjet gjuhë flakësh e zërash të dhimbshëm.

Anijet nëpër det lundronin kuturù,
karvanet nëpër shkretëtirë po ashtu,
një vazhdë mbi det, ca gjurma mbi rërë,
direkë të thyer, gjak dhe eshtra pas lënë.

Qe për buzët tona e fundmja natë
që qelq e gjak fryma jonë bëri bashkë
ndërsa liria flatrat pat shpalosur,
nga puthje’ fundit qafa jonë plagosur.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s