Poezi nga Fatbardha Xhani Myslimaj

Poezi nga Fatbardha Xhani Myslimaj
 
 
SI ËNDËRR
 
Unë e mbaj mend ende
Pranverën e parë kur nisa të ëndërroj
Burrin me fjalë të bukur…
 
Nuk kishte sy të kaltër ëndrra,
as flokë të verdhë të dallgëzuar si grurë,
as mollëza të mëndafshta gishtërinjsh…
 
Kishte vetëm mendim të bukur
Lakim të ëmbël fjalësh dhe ndritje sysh
Zë të butë si fëshfërimë gjethesh nën erë…
 
Kishte vetëm pranverë!
 
Nuk di në ç’mënyrë të pakuptimtë
i iki realitetit që më ka bekuar jetën time
dhe pres diku, një burrë imagjinar prej fjale.
 
 
 
SOT ËSHTË E DIEL
 
Sot është e diel, bota lëviz ngadalë,
ngadalë hapen sytë e errët të ëndrrës,
ngadalë lëvizin gjethet e portokallit të egër,
tek godasin në xhamin e dritares time…
 
Ngadalë futen rrezet e kaltra të dritës,
ngadalë lëviz ajri në qerpikët e përtesës…
 
Është e diel dhe zemra ime rreh ngadalë
Përtoj, dhe i vë një kryq të madh, çdo gjëje!
 
Është e diel sot, o Zoti im:
Lëvduar qoftë e diela!!
 
 
 
HAPA TË TRISHTË
 
Ishte thjeshtë rrugë,
por dhimbnin hapat e mia.
Nga gjethet e pemëve
pikonte dashuria
 
 
 
***
 
Ai,
është
thjeshtë
një “të dua”!
Lumturia që
më takon
vetëm
mua!
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s