Poezi nga Dhimitër Nica

Poezi nga Dhimitër Nica

 

 ATDHEU

Atdheu e ka të rëndë pëllëmbën,
e ka të rëndë si guri, si shkëmbi!
Atdheu është vazhdimi i babait me nënën,
është mali i lartë, që s’tundet kurrë nga vendi !

© Dhimnica

 

Balada e krizës

U gdhi dita, iku nata,
vjen vërdallë si robot,
se mban mend sa ka dhe data
të njejtat xhiro lart e poshtë.

Del te sheshi, m’u në qendër,
sheh lokalet plot e plotë,
rënkon thellë e heq në zemër
“ah, xhepat e mi gjithnjë bosh…”

E “vrasin” dritat, nuk sheh mirë,
i duket se e shpojnë dhe mizat,
shkon dhe futet në errësirë
në vend të zi, siç janë vet krizat.

Nga xhami sheh ca bullafiqër,
që hanë mish e gishtat lëpijnë,
ca zorraxhinj e një ministër
i njeh mirë, i ka fqinjë.

Rrekëllejnë e zgërdhijnë
mishin si çakenj e shqyejnë,
jargët mbi kocka lëvrijnë
trutë e pjekur me kripë ngjyejnë…

Ata hanë, ai përtypet,
verën brenda e kthejnë me Kanë,
me pështymë për pak sa s’mbytet
“nga ju pashë, gjeçi belanë!…”

Kthehet mbrapa në errësirrë,
kërkon cigare, qenkan mbaruar,
dy paketa sot ka pirë,
në dyqan lista është shtuar…

Vjen vërdallë të dyqanxhiu,
do paketë, s’ka si t’i thotë,
por ai ka shpirt njeriu
e fton brenda, i jep një gotë!…

Me atë gotë bëhet pasha,
i ndrijnë sytë, i merren mendët,
kishë dy ditë pa ngrënë diçka,
majtas-djathtas po ikin këmbët.

Thith cigaren plot me epsh,
në gurmaz ndjen dhimbje fort,
një kancer s’do jetë i tepërt
“t’më shpëtojë nga kjo botë…”

Shkon e shtrihet në divan,
në ëndërr i dalin “ata…”
Sustë i rrinë këmbët i lajnë
“qenkam kthyer në Ali pasha!…”

Ngopet e shqyhet në ëndërr
dhe tani s’i vjen më keq,
stop t’ia bëj e shkreta zemër
ikën me vrap, ikën si mbret…

© Dhimnica

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s