LULJA DHE POETI ( Frederik Reshpjes, për poezinë “Për një Vjollcë ” ) / Poezi nga Xhemal Gora

Poezi nga Xhemal Gora

 

LULJA DHE POETI

( Frederik Reshpjes, për poezinë “Për një Vjollcë ” )

Gjurmë të grisura,
Shpirtit mbështjëllë dashurinë,
Ngricave të kohës
Trotuareve çapiteshin ngadalë…
Shpirtit të lënduar,
Nuk mund t’i shpëtonte brishtësia e vjollcës së vogël
Të sapocelur mbi gur…

Ti e dije,
Konxhja e ardhur para kohe,
Atë fund do të kishte!
Poeti dhe lulja ndodhte të shkëlqenin,
Kur fati donte kohë të vinte nga hemisfera tjetër!

Ti e dije…
Psherëtimave,
Një copë shpirti shkëpute nga fryma
Ia hodhe si pelerinë
Dhe ike duke rënkuar…

Ndryshe nga lulja e vogël
Që do të shkonte pa ia shijuar bukurinë,
Ti, nuk pate nevojë për lavdi!
Lavdia kishte nevojë për Ty,
Që ta krijoje!
Pastaj, do të të ndiqte edhe pas vdekjes!

23 Shtator 2017

 

Xhemal Gora

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s