Poezi nga Sonja Haxhia

Poezi nga Sonja Haxhia
 
 
Më mungon …!
 
Më mungon shumë vendi im
dhe pse shkëmbejmë vështrime për çdo ditë
ti aty, terrur grisë së plumbtë
e unë kryqëzuar trupit tënd të shtrirë
trup i rrethuar nga qefini i mbrëmjes
e gjakosur nga lakenj përherë të uritur.
 
Më mungon shumë vendi im
dhe pse nesër mund të jetë krejt ndryshe
unë ndoshta s’ mund të rend me ty,
por mbetem përherë dhimbja jote e shpirtit
paqes vetmimtare në një kënd të heshtur,
a hedhur kund si relike e vjetër.
 
 
***
 
Po marr të parin fluturim
të iki këtej sa më larg,
të largohem nga e përditshmja tokë
nga zhurmat kthyer në kaos
e të qetësohem qiellit më të lartë
pafundësisë blu
ujëvarave ku rrjedhin retë.
 
 
 
Njeriu
 
Njeriu është si ditënata në tokë,
ku pasqyrat e shpirtit le gjurmë aty
fletë të pëlqyera mëngjezit të brishtë
ose mbetur enigmave të mbrëmjes së trishtë.
 
Njeriu është një ngjyrë më tepër,
që shenjat e njohjes vendos mbi fasada
shkëlqime marramendëse verbojnë sytë e tij
e përherë shpirti i mbetur jetim.
 
Njeriu është si fryma e erës
mbjellur trazimit të fatve të tij,
diku, refleks i paqes së shenjtë
e diku një dallgë thinjur përmbi det.
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s