Mbreti i Tulës – Johan V. Gëte / Përktheu: Sejfulla Malëshova

Poezi nga Johan V. Gëte
 
 
Mbreti i Tulës
 
Na ishte një mbret në Tulë,
I besës gjer në varrr.
I dha, tek vdiste, mikja
Një kupë derdhur ar.
 
Si atë s’do gjë tjetër,
Më çdo gosti e shpinte,
E syve lot i shkonin
Sa herë me të pinte.
 
Dhe, kur ju afrua vdekjes,
Të birin thirri e pa,
Qytete e ç’kish ia fali,
Po kupën nuk ja la.
 
Mbi det, në kështjellë
U shtrua me dolli,
E mblodhi rreth e rrotull
Kalorësit e tij.
 
Atje të jetës afshin
E fundit piu plaku.
Pastaj bekriu në vala
Të shtrenjtën kup’ e flaku.
 
E pa që ra, që kridhej,
Që shkoi në fund, atë.
Iu errën syt’ e ballit,
E s’piu kurrë më.
 
 
Përktheu: Sejfulla Malëshova
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s