KUJTESA E DIELLIT- ANNA AKHMATOVA / Përktheu: SKËNDER BUÇPAPAJ

Poezi nga ANNA AKHMATOVA
 
 
KUJTESA E DIELLIT
 
Kujtesa e diellit pikon nga zemra.
Bari bëhet më i lëverdhur.
Tek tuk në ajër flokët e hershëm të borës
Rrinë pezull, pezull.
 
Uji tek ngrin akull vonohet
Nëpër kanalet e ngushtë.
Asgjë këtu nuk do të ndodhë më,
S’do të ndodhë kurrë.
 
Kundrejt qiellit shelgu shpërndan
Mëndafshin e praruar
Ndoshta më mirë ishte që nuk
U bëra jot grua.
 
Kujtesa e diellit pikon nga zemra.
E ç’është kështu? Terr?
Ndoshta! Dimri do të na ketë zënë
Nëpër natën e vet.
 
 
Përktheu: SKËNDER BUÇPAPAJ
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s