Poezi nga Fahrije Kllokoqi

Poezi nga Fahrije Kllokoqi

 

* * * 

E di, e ndiej,
Se një ditë do të vijë patjetër
Të më ngrohësh
Nën atë xhaketën e vjetër.

E di, e ndiej,
Se do vijë patjetër një ditë
Të shmallem,
Të përndritem
Te shpirti yt!

 

***

Nëse do të qash, qaj…
bëje, mos u mendo dy herë
dhembja nuk njeh kompromis
qaj mbrëmjeve
pastaj,
fshihe dhembjen mëngjeseve derisa ngrys!

 

***

Në një kafene,ti pret për mua
në një tjetër, unë pres për ty
një jetë në pritje …
kafeja ftohet,
malli shtohet
plakemi te dy.

 

***

Një gjethe e joshur nga era
vjen tek ti,si për të thënë;
nuk është vetëm vjeshtë,
është malli si n’çdo stinë !

 

* * *

Po mundohem me i mbledhë
tan tingujt e kangëve t’mia
ma të dashtuna me i ba bashkë
me ti nisë andej,
si dikur ato letrat
e moçme të dashnisë
që ti mbash fshehur
dhe ti kendosh
kur s’ja gjen hallin merzisë !

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s