Poezi nga Leonora Lokaj

Poezi nga Leonora Lokaj

 

Ujëvarë shpresash

Zvarritur ngadalë
mbi kurrize malesh
puthë secilin gurë 
secilën rrënjë lisi ledhaton
vashave flokarta
mallin ua shprushë
për ëndrrat që u flenë mbi sy

Në gjirin tënd zbret ylberi
për të shuar etjen
yjet nëpër degë pishash
ëndrrat t’i lexojnë
…për dashuritë pa emër
rrezet e diellit mbi kurrizni tënd
ulen të qëndisin shpresa

Lozonjare gjarpëron lëndinave
me plot shpresa varur në vesh
me plot ëndrra fshehur në gji
përkund shpirtin e përmallshëm
sa here kryqëzoj duart
mbi kraharorin tënd
ëndrrat të t’i përqafoj.

 

Sonte…

Simetria e jetës është shthurur
e dashuria u shëmtua
nga erozioni i ikjes tënde…

Malli për ty bluan plagën time
e kujtimi plugon shpirtin.

Sonte,
shkela premtimin e dhënë vetës
se sytë e mi nuk do t’i qajnë ikjet.

… ndjenja ime kërkon ta puthë
kujtimin tënd.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s