Poezi nga Pëllumb Guri

Poezi nga Pëllumb Guri
 
 
BRENDA MEJE…..
 
Brenda meje janë të katërta stinët e vitit ,
po aty ka dhe stinë mëngjesesh që zgjasin përjetësisht.
Aty është dhe një i det i madh , i thellë.
 
Nuk ka varkë të dalë në breg ,
mbytem brenda dashurive
plot zjarre që nuk shuhen.
Brenda meje janë të gjitha stuhitë e ëndrrave të lagura nga dallgët dhe shiu i dashurive.
që s’pushon kurrë.
Aty jam unë vetëm një shkëmb i heshtur buzë tij,
ti je vala që pas çdo përqafimi më grryen duke marrë pas copëza sa herë që largohesh.
Dhimbjet shuhen në kohë, bashkë me ne një ditë
Dashuritë mbesin,
E na tregojnë që nuk jetojmë dot pa to,
në botën e zhveshur.
 
 
 
Kënga e flamingove
 
Vallëzon me erën shpirti im,
këngën e flamingove
Shtegton pas tyre në perëndimin e zjarrtë të ndezur nga dashuritë e tyre të kristalta
Dashurojnë një herë dhe në përjetësi
Lotojnë, dhembin dhe vdesin brenda dashurive
Se nuk dinë të jetojnë të ndarë
Ashtu si kristali që pasi thyhet,
nuk mund të ngjitet më.
Shtegton shpirti im , me flamingot
Vallëzon me ta këngën e tyre……
Sot jam një flamingo i purpurtë….
I rrëzuar në tokë ….
Flas me erën, gjuhën e tyre.
Oh ,merrmëni dhe mua …..
Merrmëni kam mesuar tani të dashuroj si ju.
Mos më lini vetëm
Se nuk ju gënjej…..
Te ngjitem atje lart me ju,
lart atyre dashurive .
 
 
 
Më ka mbetur akoma pak kohë…
 
Më ka mbetur akoma pak kohë të qesh
dhe pse lumturinë ma vranë,
pas shpine …
Por fati i betejave tona në jetë,
nuk varet nga fitoret e as humbjet …
Do të duhet të presim,
goditjen e fundit të tradhëtive,
kur dhe ku do godasin,
në qoftë se jeta njërezore
do të ishte e mbjellë në tokë,
ashtu siç pretendojne….
Atëherë pse duet të rrisim mostra,
t’ a sundojnë atë,
Më ka mbetur akoma pak kohë,
për t’u përballur me të tjera beteja në jetë. Heronjtë nuk luftojnë për vete
dhe pse me parë duhet të fitojnë
me veten.
Betejave të jetës shkojnë ata me të mirët,
po jo të gjithë kthehen si fitimtarë prej tyre…
 
 
Advertisements

One thought on “Poezi nga Pëllumb Guri

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s