Zemërgjerësia e detit / Tregim nga Enkelejda Pashaj Murataj

Zemërgjerësia e detit

 

Tregim nga Enkelejda Pashaj Murataj

Peshkatari bënte me pasion punën e tij.Ishte i përpiktë,i pafjalë.Gjithmonë kish preferuar të fliste me punë e jo me fjalë. Deti dhe peshkimi ishin bërë pjesë e pandarë e jetës së tij.  Ai e dinte se me atë punë mbante familjen ndaj dhe punonte shumë dhe me orare të zgjatura.Lodhej shumë aq sa këmbët i dhembnin e nuk e mbanin dot. Megjithatë të nesërmen sapo dielli lindte ai ngrihej dhe i jepte mireseardhjen ditës së re plot optimizëm. Ditët përcillnin njëra-tjetrën e ai vinte re se fëmijët po rriteshin e duhej të përballonte shpenzime të mëdha ndaj dhe vendosi të punonte për veten e tij. E dinte se fillimi do ishte i vështirë por do ta provonte.
Kur mori këtë vendim kishte hedhur rrjetën në det dhe po priste e ndërkohë fliste me zë të lartë. Në një moment iu drejtua detit me një pyetje :
-O det a po marr vendimin e duhur?Të gjithë më janë kundërvënë e s’më përkrahin.
Pastaj si duket e kuptoi që deti s’mund ti përgjigjej dhe psherëtiu thellë. Pikërisht në atë moment ndjeu një zë ti pëshpëriste në vesh:
-Unë deti jam i madh dhe kam peshq për të gjithë. Do kesh ditë të vështira por mos harro kur të vijnë ditët e bukura vështirësitë që ke kaluar që ta vlerësosh punën tënde dhe mirësinë time.
Ai brofi në këmbë për të tërhequr rrjetën e cila ishte mbushur plot me peshq. Hodhi sytë nga deti për ta falenderuar dhe iu duk se ai e kuptoi dhe nëpërmet valëve të tij i përcolli një mesazh të rëndësishëm: Beso fort tek aftësitë e tua.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s