GALAKTIKA POETIKE  “ATUNIS” – “ATUNIS” LUGINA PRESHEVË :  “100.0000 POETË PËR NDRYSHIME THIRRJET E POETËVE PËR NDRYSHIME !…” / Bilall Maliqi – Kryetari i “Atunis” Lugina Preshevë 

GALAKTIKA POETIKE  “ATUNIS”

“ATUNIS” LUGINA PRESHEVË

 

100.0000 POETË PËR NDRYSHIME

THIRRJET E POETËVE PËR NDRYSHIME !…

 

  “Poetët janë paraprijës të agimeve zbardhëllim, janë muza dhe shpirti i ëndrrave shpresërim, janë fryma dhe muzikaliteti i fjalës shenjtërim, janë koloriti më i ndritshëm i qënësisë tonë qytetërim”!

Të nderuar dashamirë të artit poetik, letrar dhe të kulturës në përgjithësi, mirë se keni ardhur në Manifestimin vjetor dhe të veçantë që e organizon “Galaktika Poetike Atunis”  “100.000 poetë për ndryshime”.

Të dashur të pranishëm sot në 100 vende të botës tubohen poetë, shkrimtarë ,artistë, piktorë dhe njerëz të artit, për ta organizuar këtë Manifestim të këtij formati. Sikur në shumë vende të botës edhe në vendet shqiptare, në qytetet si në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe këtu në Luginën e Preshevës (krahinën e populluar shqiptarë) e gjetiu ku ka shqiptarë të ndarë mbahet ky eveniment me rëndësi kulturor.

Vetë emri i Manifestimit tregon qartë se 100.000 poetë në mbarë rruzullin tokësor kërkojnë ndryshime pozitive në çdo aspekt të jetës shoqërore, ekonomike e politike me qëllim të avancimit të të drejtave elementare të mbarë njerëzimit.

 

Të nderuar nxënës

 

Edhe në tre komunat tona (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë), të populluara me shumicë absolute shqiptare shkilen në një masë të madhe të drejtat elementare jetësore, si : Përdorimi i simbolit kombëtar, e drejta për punësim, për përdorimin e teksteve mësimore në gjuhën shqipe nga Shqipëria dhe nga Kosova, për shkollim universitar etj., të cilat janë të shkurtuara nga pushteti qëndror dhe se në një masë të madhe ndikojnë negativisht në mbarëvajtjen e jetës normale në këtë krahinë të ndarë nga Kosova, përkatësisht nga Shqipëria.

Këto tri komunat tona i preokupon në masë të madhe edhe papunësia, zbrazja e qyteteve nga popullata, e që përbën një rrezik të madh për ruajtjen e substancës kombëtare në këto komuna të populluara me shqiptarë.

Shqetësim tjetër është edhe  zvoglimi i paraleleve me nxënës shqiptar si pasojë e emigrimit  të shumë familjeve shqiptare për në botën perëndimore për shkaqe të rënda ekonomike e sociale, pra me një fjalë gjendja faktike është shumë e rrezikshme për ruajtjen e popullatës për të mos u shpërngulur.

 

Edhe kultura, pjesë e së cilës jemi ne shkrimtarët, poetët, piktorët dhe të gjithë ata që merren kryesisht me kulturë, jemi të minimizuar nga pushteti qëndror, por edhe nga pushtetet lokale ku e administrojnë pushtetarët shqiptar. Këtë e dëshmon fakti se aktivitetet kulturore letrare organizohen më tepër në baza vullnetare, pa ndonjë ndihmë apo përkrahje të arsyeshme financiare, me qëllim të avancimit të mëtutjeshëm të kulturës si në komunat të tjera që na rrethojnë.

Edhe në rrafshin politik e social jemi të shkelur nga pushteti qëndror, duke mos krijuar kushte dhe rrethana lehtësuese për qytetarët tanë, për të hap ndonjë organizatë prodhuese e me këtë ta zbusë papunësinë enorme që e ka kapluar Luginën si tërësi gjeografike, e të ndalet migrimi i popullatës për në vendet perëndimore.

Pra ne poetët artistët, shkrimtarët kërkojmë të drejtat tona në çdo lëmi të jetës, të cilat për fat të keq po shkilen, kërkojmë një qasje më të madhe dhe unifikuese e politkës shqiptare për t’i mbrojtur shqiptarët dhe për të kërkuar me ngulm të drejtat aq sa i kanë serbët në Republikën e Kosovës, në mënyrë që ne mos të jemi qytetarë të rendit të dytë.

Këtë opinion po e përmbylli me këtë thënie :

“Nuk është gabim nëse dike e kanë emëruar udhëheqës, ndërsa gabim është nëse udhëheqësi është kriminel” /Gjordano Bruno/.

Prandaj ne poetët e “Galaktika Atunisit”, gjegjësisht  “Atunis Lugina” jemi kundër luftës, kundër politikës diskriminuese, kundër veseve të këqia në shoqëri dhe nga ky manifestim dalim me këto konkluzione:

  1. Shiqptarët e këtij rajoni të kenë të drejta të barabarta siç e kërkon modeli evropian;
  2. Për lejimin e përdorimit të simbolit kombëtar dhe teksteve mësimore nga Shqipëria dhe nga Kosova;
  3. Për një mirëqenie sociale;
  4. Të zbutet papunësia enorme në këto tri komuna dhe të përpilohet programi social dhe
  5. T’u ndihmohet Shoqatave Joqeveritare aktive me mjete financiare;

 

Bilall Maliqi

Kryetari i “Atunis” Lugina Preshevë 

26 shtator 2017                                                                  

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s