Poezi nga Mimoza Çobo

Poezi nga Mimoza Çobo

 

UNË DHE TI PËRTËRIJMË UNIVERSIN

Eja i shtrenjti im,zbrit nën lëkurë,
muret e mishta bëji thërrime,
në hipodermë,s’ke zbritur kurrë,
indin dhjamor ndiz me prushërime.

Pastaj shkëndijën merre me gjuhë
urdhëro buzën të bëjë pushtime,
gonxhe të nxehta të lërë gjithkund,
të përcëllojnë gjithë qënien time.

Ti mos u ndal nga të ëmblat dhimbje,
nga afshi gruas që djeg çdo burrë,
thuaji shpirtit në zjarr le të digjet,
ndiz hojen e mishtë,o sot,o kurrë!

Dhe mbill qeliza me oreksion cmendurie,
të thithin hekur nëpër plazmë,
gjakun ta kthejmë një vullkan dashurie,
të lidhemi kimisht me orgazmë.

Triumfin ndiej kur më prek në mish,
teksa rënkon me psherëtima,
ringjallje kërkon, tek digjesh si pish,
kur gjunjtë këputen me ulërima.

Se unë dhe ti rrëzojmë mure me brymë,
s’pyesim nëse mbi ne bie breshër,
kur gjaku i dashurisë na djeg me frymë,
përtërijmë universin gjer në eshtër.

 

MË FAL NËNË, MË FAL…!

E pash nënën tënde,shtrirë në trotuar
dha shpirt në një pellg me gjak të ngrirë,
dicka belbëzoi kur vdekja e mori fluturuar,
emri yt,ngrohu buzën e saj ndaj të gdhirë.

Më fal nënë,më fal,qaje mbi trupin e saj ti,
kur petale loti rrëzoi mbi tëndin sy,
mes dhimbjeve të zgjati dorën me dashuri.
Ah,dor’e gjakosur,të ra mbi fytyrë ty…

Asnjëherë,asaj s’i kishe thënë, më fal!
Sot ia the,kur ngjiti shkallët në parajsë,
dhe zemër e plagosur,për të ndjeu mall,
sikur të ish gjallë,miliarda herë do thoshe;
” Më fal nënë ,më fal…!”

 

MBI HIRIN TËND,U BËRE SHENJT…

Thonë shpirti yt dhe pse larg ka shkuar,
ka fuqi hyjnore,me gjurmët që ka lënë,
nga parajsa flatron ëngjëll i përmalluar,
për grimcën e dheut që jetë të ka dhënë.

Thonë cdo përvjetor,vjen pëllumb i bardhë,
ulesh mbi parmakë,lehtë si njëherë,
loz e qesh,të mos e kuptojnë që je thinjur,
të shohin të bukur sic ishe atëherë .

Kur befas qerpiku rrëzon ca pika vese,
sytë e prushëruar derdhin dashuri,
kur loti këputet ,si bisku i një dege,
shenjtërohesh Shenjtor mbi tëndin hi.

Ndonëse ike në parajsë bukuri qiellore,
loti për ty, o shenjt s’ do shteri kurrë,
se kujtimi yt është aureola diellore,
që shkëlqen udhën ku ecin bijtë e tu.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s