DIALOGU TRUP-SHPIRT I VJESHTËS SË VONË / Poezi nga Miranda Xhilaga

Poezi nga Miranda Xhilaga

 

DIALOGU TRUP-SHPIRT I VJESHTËS SË VONË

Të gjitha endrrat e shpirtit pushojnë në trupin e bukur të një burri a gruaje”
Yeats- “Fazat e hënës”

 

I
 – SHPIRTI I DREJTOHET TRUPIT

Thuamë ti, a s’më thua
në unë jetoj në ty
a ti në mua?
Nganjëherë, më ngjan i largët,
I vogël, i thyeshëm.
Dorën të jap e ngrihesh.
Në heshtje sikur thua:
më fal i dashur
nuk jam më aq i mundshëm?

Të kundroj, të shoh, vështroj..
ose më mirë të them
ti ndjej rrudhat e buzëqeshjes.
Packa se ti
m’i fsheh sytë e rënduar,
tehun e lodhur të violinës dorsale,
gjurin e majtë që nganjëherë të le
dhe atë shenjën,
pothuajse të padukshme cezariane.

Kur moti ngryset, të dhembin të gjitha.

Ti ndjej gjinjtë e pjekur
buzësh të mëdha
e të vogla,
kallon e gishtit të madh
poshtë, nga e majta,
këmbërregjur kalldrëmeve të tatëpjeta
e lythet bojekafe,
rreth qafës së hollë.
Dhe ndoshta veten pyet kur bie nata:
vërtet, çfarë u bë me gjymtyrët e mia
dikur aq të shkathta?

 

II – TRUPI PËRGJIGJET

Reja, shiu, era,
mëngjesi e mbrëmja,
fryma e frymës time!
Me mua e ti në mua!
Ja, ti dikton, unë shkruaj.
Gjithcka mbi mua,
një e nga një ëndrrat e tua:
shkëlqimi, pasionet, vragat,
vegimet e trishtet.
Ngashërimet, nxitimet, pakujdesitë,
rendjet në terr e dashuritë.
Kur ti pas më lë (siç bën gjithnjë),
unë plagoj e vuaj…
Madje, nuk di nëse e ke vënë re
je ti i pari
që strehën tënde le
me frikën se bëhesh hi
bashkë me mua?

 

III- SHPIRTI TRUPIT

Strehëza ime,
tashmë e ke mësuar,
në qiej ëndrrash
i lirë endem, i rebeluar.
Lakuriq, zbathur,
krahët gjithnje hapur.
Falmë, falmë nëse të kam lënduar.

***
Dhe meqë kokë e falur nuk pritet,
shpirti trupit iu ul në gji.
Një natë e paqtë, ëndrrimtare
i pa të zgjohen si unë e ti….

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s