GJYSHJA IME E MIRË…. / Poezi nga Eliverta Kanina

Poezi nga Eliverta Kanina

 

GJYSHJA IME E MIRË….

Në fillim isha unë fëmijë
picirruke tekanjoze, kureshtare
me gatime e përralla më rriti gjyshja
ajo,fjalëmjaltëza ime,e duruara…

Më pas u bë gjyshja fëmijë
grinjare,jetëlodhur,fjalëpafolur
shpirtmunduar,e pangopur me jetë
me shpjegime doja t’ia lehtësoja dhimbjet
unë fjalëpagjetura e mjeksisë -mrekulli.

Unë dhe gjyshja e bëmë bashkë një copë udhë
ajo më mëkoi e rriti siç deshi vetë
unë, mjekja,më kot u përpoqa
nuk munda ta mbaj në këtë jetë…..

Tani jam vetëm unë, që qaj
pengun tim dhe amanetin e saj…..

 

GJYSHJA IME E MIRE…

Në dilemë mes të gjallëve dhe të vdekurve, më në fund vendosi të shkojë…Jo se e mërzitëm ne, por e kish zënë malli për të ikurit. Iku edhe ajo! E ngopur me jetë, e çmallur me njerëz, me një mal dhimbjeje në shpirt, e brishtë si një fëmijë…
Një jetë të ashpër pati, por veç dashuri na dha butësisht, ëmbëlsisht, urtësisht, mençurisht siç veç ajo dinte. E respektuam ikjen e saj, edhe pse akoma nuk mësohemi dot me boshllëkun që na la…
Gjyshja ime e mirë !
Nëse një ditë do të më shfaqesh në ëndërr, e di, duhet të sjell një tufë lule tek ty. E nëse në ëndërr do të më kërkosh diçka, do të ta jap, çfardoqoftë. Që të vij sa më shpejt pranë teje…
Në pritje të zgjedhjes tënde do vazhdoj të të kujtoj ty, gjyshja ime e mirë !

24 shtator 2013

 

GJYSHJA IME E MIRË…

U bë kohë që ke ikur, më le të përmallur, por nuk ta ndiej mungesën .Ti je pjesë e ditës time që me zgjimin e herët, si nis ditën , si i bëj punët, si i pres njerzit…Je, në një gatim që përpiqem ta bëj si ty, në përrallat treguar fëmijëve si ti mua dikur, në batutat dhe shprehjet e tua që unë ti kam vjedhur patëkeq….Je në një foto që më sheh sikur diçka do të thuash akoma, në kasetat që edhe pse shfaqesh nuk mund të më mbulosh me ledhat e tua. Zërin tënd dhe prekjen e dorës tënde, nuk ka shpikje të ma sjellë pranë sërish. Ndaj falmë nëse lëshoj ndonjë lot apo psherëtimë nga shpirti. Jam e paçmallur me ty ndonëse të mbaj brenda vetes, por mos u ndiej keq. Ta kam falur ikjen në parajsën, që ti e ke merituar gjyshja ime e mire. Falmë dhe relaksohu : siç ti na ke dashur, u bëmë. Nëse meraku prej nëne s’të le ,eja si engjëll në ditët tona na shih dhe na mbro nga çdo e keqe, ashtu siç veç një nëne di të bëjë…
Sepse në tokë e në qiell, ti mbetesh GJYSHJA IME E MIRË !

24 shtator 2014

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s