KAFENEJA / Poezi nga Xhemajl Rudi

Poezi nga Xhemajl Rudi
 
 
KAFENEJA
 
I dehur jam te kafeneja
si dje i dehur, si sot
si te ajo ku u deha dikur
në buzët e saj të mbrëmjes
oh në buzët e saj të mira
I dehur jam para shishes me verë,
si para trupit të saj dikur
kur e putha në sy,
ku humba i tëri në gushën e saj
oh sa e bukur ishte puthja e pasdites
I dehur jam si sot, si dikur
gjoksin e saj e ledhatoja
dy gjijtë si dy kurora të buta
Oh sa të bukura gjijtë e bardha
puthjes së vaket si mëngjesi
I dehur jam, si trupit të saj
para gotës sime të qelqit
dikur zhveshur si ajo
një natë e tëra ishte,
si një lule erëmirë në dritën e qiririt.
Oh pamja e saj
në pushtimin e plotë ishim të dytë
dy trupat e ndjesisë së mirë
të dytë, si ëndrrës së natës
ajo e bardhë dhe e bukur
e çmendur ishte e tëra për një natë
në puthje, në dashuri, në gjithçka atë çast
e qiririn e shikonim si për zili
e ai na bënte dritë i heshtur
dhe ne në heshtje zhveshur të dytë
dhe ne harmoni të plote si drita e kandilit
nëpër gjokset tona si pëlhurë e dritës
trupit na rridhnin djersët në pika qiriri,
si tëmthet e saj e pikonin dritën
në buzë, në sy, në fytyrë të natës
në puthjet e zemrës, si kandili ynë
në hijen tonë të natës solemne
flaka po shkrepte sipër marrëzisë
marrëzi ishte nata si ne të dytë,
si ne të dytë nën një kandil
në një kandil i varur lartë
në gozhdë, në mure, në errësirë.
I dehur jam para shishes me verë
në kafene, si gota e qelqit jemi të dytë.
e dashuria jonë është veç një kujtim
e nën kujtim është një gëzim
oh një gezim në shkëlqim,
një shkëlqim i një nate që s`perëndoj
ajo natë s`perendoj, për ne të dytë as nuk u vyshkë
 
shkurt 2007
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s