Poezi nga Nikollë Loka

Poezi nga Nikollë Loka

 

Të premten

Me lutje kapërcejmë më përtej,
largohemi padashje
në shoqëri orakujsh për nën Jupiter,
pyesim për fatin:
E premtja, a do të jetë ditë me diell?

Të mërkurën lutemi zbathur,
të enjten lutemi unshëm,
të premten lutemi etshëm,
ujin tonë të përditshëm falna zot,
lagi mëkatarët me breshër!
Breshëri na shkrihet nën këmbë,
mëkatet shkilen me dhembje,
nën dritën e Afërditës
qielli derdh lot,
në agun e ditës së premte.

 

Me emrin tënd

Po të më shfaqesh
si e nesërme,
do të bëhem çasti 
që të ndjek
nga pas…
Të shoh nga larg
e të ngatërroj në mes rrezesh,
deri në muzgun e pafat.

Në muzgun tim
je ag i bukur,
edhe kur terri nxin
e të djeg.
E ndjej
se akoma të ngatërroj
në mes rrezesh,
deri sa një rreze
emrin tënd ma përmend.

 

E enjtja

Përmbi Jupiter
valë e bardhë e yjeve,
përtej një orbitë
e planetit Mërkur,
në krahun tjetër,
nën dritën e Afërditës,
si ëndërr fatlume,
e enjtja vjen për udhë.
Zoti dhe njeriu
bashkojnë dritë e terr,
në agun delikat
që shpirtëra shuan.
Nis në Jupiter,
mbaron në Afërditë,
e enjtja, koha urë.

 

E mërkura

Fryni një erë,
dhe koha rrokulliset,
mblidhet një orbitë 
që shterret në eter.
Nën valët e dritës
e mërkura niset,
drejt Kashtës së Kumtrit,
nëpër qiell.

Nën aurorën e diellit
kaltërimi nis,
dhe ruhet
deri në muzgun e vonë.
Dëshirë e thënë keq
në mëngjes,
në mbrëmje na gëzon.

E mërkura vjen
e prek në fusha orësh,
njëzet e katër herë
rrotullohet.
Mbi atë orbitë qiellore
trembshëm ec mërkuri,
po kam frikë se rrëzohet!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s