Tregime me stil minimalist dhe me zbërthime kodesh. (Analzë Për Librin me tregime ” Shtëpia në rrugicë ” të Fatmir Mingulit) / Nga: Ilir Bubari

Tregime me stil minimalist dhe me zbërthime kodesh.
 
(Analzë Për Librin me tregime ” Shtëpia në rrugicë ” të Fatmir Mingulit)
 
 
Nga: Ilir Bubari
 
Libri me tregime i sapo botuar” Shtëpia në rrugicë” i Fatmir Mingulit të kujton anekdotat e Sokratit që I tregonte qosh më qosh per t’i hapur sytë popullit. Janë tregime që të shëmbëllejnë me gjë e gjëza apo ushtrime mentale që të çojnë tek mesazhet. Çdo tregim të mëson të shikosh me sy tjetër diçka që e shikon gjithmonë. Vladimir Muça në shkrimin e tij për këtë libër thotë se këto tregime cilësohen me ” veti të gongut letrar”. Dhe me të vërtetë, është ajo ndjesia që të përshkon mendjen se pasi e ke lexuar tregimin sikur përzgjohesh apo mobilizohesh sado pak.
Duket sikur e kupton më mirë veten dhe “tejpamësinë” dhe Vladimir Muça ka bërë një analizë perfekte.
Në tregimin e parë të këtij libri “Qeni i Slabinës” njihesh me babëzinë njerëzore, që shpesh të vret dhe mendja të shkon të disa persona që gëlojnë klubeve…por skena finale është shumë e fortë kur pleqtë nuk flasin dhe mbretëron heshtja dhe personazhet ngelen pak si keq.
Në shumë tregime mbretëron mistika dhe kushtrimi për të hapur sytë dhe midis rreshtave gjënden plot kode që i mbetën lexuesit për tu deshifruar. Kështu ndodh me tregimin minimalist” Macet” ku kodet jane të shumta. Loja me kodet qe bën autori Fatmir Minguli është e ngjashme me atë historinë qe tregojnë në Durres për një tregtar. Per të tregonin se kur do merreshe me atë tregtar, kur ti kujtoje se po të digjte gishti i këmbës, flaka të kishte dalë mbi kokë.
Ashtu janë këto tregime, dinake dhe lojcake sepse mbasi e mbyll librin do jesh i sigurte që gjatë gjithë pjeses tjetër të ditës do kesh çfarë të mendosh. Tregimet duke qenë konçentrat kodesh, për mendimin tim nuk janë aq të lehta të shkruhen kohë e pa kohë. Kodet dhe mistika janë motër e vëlla. Nuk është e lehtë të transmetosh shpesh dhe pa shkak.
Stili i tregimeve është shumë interesant, tërheqës dhe kështu më duket mua. Stili minimalist e bën më të këndshëm dhe lojën e misteret dhe të magjikes.
Kur lexon tregimet e “Shtëpia në rrugicë” imagjinata të çon në Lezhë rreth vitit 1468 e Ke në shtratin e vdekjes është një farë Gjergj Kastrioti që u lëshon amanetet e fundit bashkëluftëtarëve të tij…ndër të tjera u tregon dhe tregimin ” Pika e dobët”…
Ehh, sa madhështore!
 
 
Fatmir Minguli
 
E bukura është se në tregimet e Fatmirit “Kodi” dhe ” mesazhi” të injektohen pa pompositet , pa fasadë. Tamam si ka shkruar Skënder Kapiti që mesazhi vjen I pastër, pa zgjatime apo ngjyrime.
Sa më shumë lexoj këto tregime a aq më shumë afrohet silueta e Fatmirit me atë të Sokratit duke cilësuar anën mesazhiere të narracionit.
Kur e përfundon librin me tregime” Shtëpia në rrugicë” pa tjetër që do të duhet të ndalesh e të thuash diçka për tregimin” Lufta e kazaneve”. Është një lloj tragjedi -komedi e botës së sotme shqiptare, një spektakël urban që shfaqet çdo ditë kafeneve jo vetëm të Durrësit.
Tregimi”Lufta e kazaneve ” ose “Përrallë nga e tashmja” ka në epiqendër të njejtin Vangjel i cili nuk rri më nën hijen e fikut po ka evoluar, tani ai rri me baballarët në kafenenë e bulevardeve.
Sikur po lexoj Çajupin!
Të njejtat vese, të njejtat probleme, i njejti denoncim dhe thirrje për ndërgjegjësim.
Tek e fundja aty është dashuria për popullin e tij. Është interesant dhe konstatimi që unë gjej në këtë libër:
Fillimisht pena e autorit “pushtohet ” nga e përtejmja pastaj nga shpirtra të mëdhej që kanë bërë dhe kanë lënë shumë për tokën dhe njerëzit e tyre. Aty shprehen ndjenjat njerëzore për popullin e vet nga Sokrati, Skënderbeu, Çajupi. Autori pa dashur kthehet në një “messenger ” i tyre.
E përsëris edhe njëherë se Vladimir Muça në analizën e tij për këtë libër ka folur për ” gongun e stilit letrar” të Fatmir Mingulit, por unë do të shtoja që çdo shqiptar duhet të lexojë tregime të tilla, e gongu do të godasë dhe do zgjojë diçka në nëndërgjegje.
Sigurisht që do të shohë veten ndryshe dhe Shqipërinë ndryshe.
 
Viçenza 29 shtator 2017
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s