VENDI QË NUK EKZISTON / Poezi nga Edith Irene Södergran

Poezi nga Edith Irene Södergran
 
 
VENDI QË NUK EKZISTON
 
Drejt atij vendi që s’ekziston po tretem e digjem,
sepse me gjithçka që ekziston jam e lodhur
hëna më ka rrëfyer në germa të argjendta vendin që s’është
Vendin, ku të gjitha dëshirat tona
të përmbushura deri në fund do të jenë,
vendin ku varganët tanë do të bien
vendin ku ballet tona të plagosura do t’i njomim
me vesën e freskët të hënës.
Jeta ime qe thjesht një iluzion përvëlues,
por e kam gjetur dhe vërtet është pjesë e imja
udha e vendit që nuk ekziston
vendit që nuk është
Atje shkon ai që e dua, në kokë mban një kurorë verbuese.
Kush është dashuria ime ? Nata është e zezë
dhe yjet tremben të përgjigjen.
Kush është dashuria ime ? Ç’emër ka ajo ?
kupola e qiellit ngjitet gjithnjë e më lart
dhe një fëmijë është mbytur në brymat e pafundme
dhe s’e di përgjigjen.
Por fëmija s’është tjetër veç besim,
dhe i shtrin krahët më lart se të gjithë qiejt.
Vjen atëherë një përgjigje : Jam ai
që ju do dhe do të jetë gjithmonë dashuri.
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s