DËGJO, FLORIRI IM 

Fragment nga romani i autorit Kristaq Turtulli

Pa e kuptuar as vetë më përfshiu dëshira dhe malli të bridhja rrugëve të qytetit tim, të rizgjoja kujtimet, të flakja tej perden e rëndë të errësirës, nga supet e humbura të viteve. Ndoshta doja të prekja, të merrja diçka nga gjallëria, rrëmuja dhe lëvizja e njerëzve. Përpara më doli shtëpia e kulturës, me shkallë mermeri në formë gjysmë të rrumbullakët. Anash mbi shkallët, me dy pragje mermeri, ku prej andej ngriheshin, lartoheshin, harqet e bukura të derës së madhe hyrëse të godinës me arkitekturë të vjetër e të hijshme.

             Dikur në vitet tridhjetë kjo godinë kishte qenë bashkia e qytetit, gjithashtu mbaj mend fort mirë që kisha një fotografi të vjetër ku kishte dalë im atë me patriotët e qytetit në shkallët e godinës. Dikur në ato pragje mermeri ne djemtë e shtëpisë së kulturës uleshin dhe përgjonim me sy vajzat e bukura që kalonin aty pranë, dikush nga ne sulej mbas vajzës që simpatizonte, për ta ndalur e për t’i shprehur dashurinë. Hyra brenda, ishte qetësi, mjediset e kësaj godine ishin shumë të njohura për mua.  Vështrova nga të dy anët e korridorit. Në krahun e majtë ishte bari i vogël i shtëpisë së kulturës, ku banakieri Koço përgatiste kafe të mrekullueshme dhe kaçurrelin e hatashëm, konjak, fërnet e ponç dhe buzët e gotës i lyente me pak sheqer. Pak më tej zyra e drejtorit Petraq e pastaj vinin me radhë dhomat e kurseve të ndryshme. Me sa më kujtohej kursi i kitarës dhe mandolinës ishte në krahun e djathtë, dera e dytë nga fundi. U drejtova për atje dhe e shtyva ngadalë. Për habinë time dera u hap dhe më dhomë s’ kish njeri. Pranë një komodine qëndronte ndehur një kitarë. Më rrahu zemra, mu drithërua shpirti! Ndjeva një shtrëngim në zemër. Kitara, send i thjeshtë më shkundte dhe më trishtonte njëherësh! Bëra disa hapa, u përkula, mora kitarën në duar, ndjehesha i mpirë, më mbërtheu meraku, mos më shpëtonte nga duart, binte përdhe dhe thyej. Kisha tridhjetë vjet pa i rënë kitarës. Lëviza gishtërinjtë me plogështi, preka telat e kitarës të cilat lëshuan një tingull të lehtë. U drodha.  Ndjehesha i plogët, i ndrojtur, mos vallë kisha harruar të luaja! U përpoqa të bëja disa akorde, zemra më kërceu si zog. Befas rrëzova rrëmbyeshëm gishtërinjtë mbi tela dhe fillova të luaja melodinë e këngës: “Dëgjo floriri im”.

             Dua ta luaj për ty Irina, për ty dhe vetëm për ty! Nisa të këndoja lehtë. Në fillim zëri më doli i  ngjirur, i çakorduar, u kollita si të pastroja fytin, kisha nevojë të pështyja. Nxora shaminë e xhepit, pështyva në të. Zë dridhur nisa të këndoja përsëri, ngadalë, zë ulët duke lëvizur dhe luajtur gishtërinjtë lehtë nëpër tela. OH! Nuk kisha harruar të luaja në kitarë e as të këndoja:

                                    Ndriçon hëna e plotëzë

                                    Si me magji ndër sy

                                    Dhe drit e saj më thotëzë

                                    Të dal të të gjej ty.

            Isha i përpirë, i  humbur në krahët e këngës, e cila me lidhte me shumë kujtime, më mbante shtrënguar me jetën.

            -Të dal të gjej ty, Irina,- mërmërita me vete: -Të dal të kërkoj ty!

            Dëgjova që dikush rrahu shuplakat. Ngriva i tëri, duart mu varën menjëherë. Përhumbshëm vështrova, pranë derës dallova dy këmbë të hijshme me çorape të bardha, ngrita vështrimin ngadalë, një fustan i hollë me lule, një xhaketë puplin, dy gjokse të vegjël e më pas një fytyrë të bukur, të freskët vajze. Mbylla sytë një copë herë. Oh, aty pranë derës është Irina, po buzëqesh, ëmbël, është e ngazëllyer! Të ngrihem të sulem drejt saj, ta përqafoj ta puth…!

            Dëshiroj të vazhdojë gjatë ky vegim! Vajza lëvizi prej derës. Me shumë vështirësi mblodha veten. U ngrita në këmbë, vendosa me kujdes kitarën pranë tavolinës bëra të largohesha.

            -Më falni!- thashë me zë të ulët.

            -Ju të më falni që ju ndërpreva! Këngë e mrekullueshme,- dëgjova të fliste vajza,- nuk e kam dëgjuar kurrë. Mu duk sikur ishte një magji, nata, qielli me yje dhe malli.

            Ngrita sytë, vështrova vajzën. Ajo ishte e bukur, si gjithë vajzat e bukura të qytetit tim. Qerpikë të gjatë, fytyrë të trëndafiltë, por ajo dukej dhe vajzë e mençur.

            -Është këngë e vjetër,- i thashë.

            -Sa e vjetër?- më pyeti dhe ngriti përpjetë gjithë habi vetullat e bukura të harkuara.

            -Nuk e di, ndoshta sa vetë jeta,- i thashë.

            – Ju i binit shumë bukur kitarës!

            -Ashtu!- ia bëra dhe u largova.

            ‘Ku të gjej ty, Irina, ku?!’

 

Kristaq Turtulli

 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,304,644 hits

December 2017
M T W T F S S
 123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List